Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,503 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Shpresoj qe Lautaro Martinez te mos luaje me asnje ndeshje me Interin…”

“Shpresoj qe Lautaro Martinez te mos luaje me asnje ndeshje me Interin…”
Inter Club Staff

Ai ka qene nje nga blerjet e veres se Interit qe ka ngrohur shume zemra zikalter per ate qe perfaqeson. 

I ri, i talentuar, amerikano latin, sulmues dhe ne repertorin e tij ka edhe nuhatjen e golit!

Po flasim per Lautaro Martinez, qe Interi e bleu qe perpara se te hapej merkato ne Itali nga Racing ne Argjentine, por ai u teserua vetem ne korrik.

Pikerisht per te ka folur edhe ish-presidenti i skuadres se tij, i cili nuk ka thene fjale aspak te kendeshme ne drejtim te tij edhe pse qellimi i atyre qe ka thene nuk ka qene ti uroje dicka te keqe lojtarit, por ka dashur qe ai te rikthehet ne Argjentine por kete e ka shperhur ne menyren e gabuar.

“Shpresoj qe Lautaro te mos luaje me asnje ndeshje te vetme me Interin.”

“Si pasoje e kesaj, une shpresoj qe ai te rikthehet ketu, tek Racing.”

Keto kane qene fjalet e Victor Blancos per mikrofonat e Racing Maniacos Radio, i cili ka treguar keshtu deshiren e tij per rikthimin e El Toro por duke i uruar ne te njejten kohe nje aventure jo te mire tek Interi.

Por nderkohe qe presidenti i Racing shpreson kete, Lautaro gjithmone e me shume po inkuadrohet nga Spalletti dhe pas demtimit qe ka lene pas shpines, pritet te luaje edhe me shume.

Perpara Interin e presin jave te rendesishem ne kampionat dhe Champions League dhe Lautaro Martinez pritet te jete nje nga kartat me te rendesishme ne duart e Luciano Spallettit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.