
Shprethen tek Lazio ceshtja De Vrij. Tifozet: “Nuk e duam ‘Juden’ ne ndeshjen e fundit!” Por Tare…
Sic eshte parashikuar, lajmi i Gazzetta dello Sport qe eshte publikuar dje per kontraten e depozituar ste Stefan De Vrij nga ana e Interit ka ngritur ne qiell nje mal me polemika dhe inat, duke pare se zikalterit dhe lacialet do te luajne ndeshjen e fundit me shume mundesi si nje finale per kualifikimin ne Champions League.
Shume jane ata qe e quajne si jo normale aktivizimin e De Vrij ne keto dy ndeshje te kampionatit dhe mbi te gjitha, aktivizimin e tij ne ndeshjen e fundit pikerisht ndaj Interit ne Olimpico.
Eshte nje situate me te vertete paradoksale qe ka axhituar ambjentin lacial.
Gazzetta shkruan sot:
“Tifozet bardhekalter jane ndare me dysh, me shumicen prej tyre qe do e donin menjehere jashte skuadre qe tani lojtarin, qe ne ndeshjen ndaj Crotones, por ka nga ata qe nuk e duan vetem ndeshjen e fundit.”
“E vecanta qendron tek fakti se asnje tifoz nuk do e donte qe ai te ishte ne fushe ne ndeshjen e fundit ndaj Interit.”
Inzaghi pritet qe te mos heqe dore prej hollandezit ne te dyja ndeshjet, dhe pikerisht kjo gje ka shqetesuar shume tifozet qe si menyren e vetme per te shprehur merzine apo inatin e tyre kane rrjetet sociale.
“Nuk e kuptoj se si mund te fusim ‘juden’ ne fushe ne ndeshjen e fundit pikerisht ndaj Interi”, eshte njeri prej komenteve me me shume pelqime, por ka edhe nga ata qe e quajne Kal Troje hollandezin.
Por sipas gazetes Tempo nderkohe, edhe drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare mendon ndryshe nga tifozet.
Ai ka deklaruar sot:
“De Vrij do te luaje deri ne fundin e kampionatit perfshire edhe ndeshjen e fundit. Ne besojme tek ai.”
Do te luaje De Vrij? Deri tani me te gjitha gjasat po. Gjithmone nese dicka ne mendjen e drejtuesve te Lazios nuk ndryshon…