Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

238 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shqyrtim Atalanta-Inter – Samuel eshte, po kush tjeter? Kovacic bashke me Taider…

Shqyrtim Atalanta-Inter – Samuel eshte, po kush tjeter? Kovacic bashke me Taider…
Donald Elmazi

Nga Atalanta te Atalanta. Walter Samuel kthehet te luaje ne kampionat dhe ka qe ne 7 prillin e sezonit te kaluar, nga ai 4-3 rokambolesk dhe polemik. Ne te vertete, impenjimi i fundit zyrtar per te eshte ne ndeshjen Inter-Roma 2-3, gjysemfinalja e dyte e kupes se Italise. Por ne serie A ‘Il Muro’ e sheh veten perseri perballe kundershtarit te fundit: bashkombasin German Denis.

TAKTIKA- Walter Mazzarri e di shume mire rendesine e kesaj ndeshje dhe nuk do te beje nje ndrrim te madh lojtaresh. Sic edhe ka konfirmuar dje ne konferencen per shtyp, qe baza do te jete ajo qe ka luajtur mire kunder Verones, keshtu qe eshte e lehte per te menduar qe do te kete shume pak ndryshime. Ku nje do te jete pikerisht futja e Samuel dhe per momentin ai qe do rrije ne pankine do te jete Ranocchia dhe jo Juan Jesus edhe ne baze te kondicionit fizik. Pjesa tjeter eshte e njejte, do luhet perseri me 3-5-1-1, me Alvarez ne rolin e mesfushorit te brendshem dhe Kovacic( ne avantazh ndaj Taider) pas kraheve te Palacios. Nese do te luaje algjeriani Ricky do te kthehet ne pozicionin e tij te zakonshem.

KUNDERSHTARET- Shume mungesa per Stefano Colantunon, i detyruar te beje pa Lucchinin, Bellinin, Bonaventuren, Nicen(i skualifikuar) dhe Giorgin. Asnje variacion per modulin taktik qe do te jete i zakonshmi 4-4-1-1 me Moralez pas Denis. Scaloni ne balotazh me Canin per rolin e mbrojtesit te djathte, ndersa ne mesfushe do jete katershia e njejte me Brienzen dhe Raimondin si krahet e tyre.

RREZIQET- Sigurisht, kujdesin dhe vemendjen me te madhe e meritojne Moralez dhe Denis qe shpesh here e kane bezdisur Interin. Por manovra atalantine nis nga kembet e Cigarinit: te fitohet dueli me organizatorin bergamask do te thot te avantazhohesh ne ekonomine e ndeshjes. Per tu shmangur edhe hutimet gjate goditjeve te denimit, ku shpesh here kane shenuar qendroret si Yepes dhe Stendardo.

KU TI GODASESH- Mungesa e Bellinit dhe Lucchinit i heq shpejtesine ne repartin mbrojtes, qe edhe ne Genva me Sampin kane treguar qe jane te ngathet ne levizjet mbrojtese sidomos kur kundershtari rrit shpejtesine e veprimeve. Ngathtesia e qendroreve dhe mungesa e mbulimit e dy mesfushoreve, nuk mund te lere te qete teknikun.

SYTE MBI…- Nagatomo. Japonezi eshte kthyher ne nivelin e tij kete vit dhe kunder Verones ka qene nje nga me te miret ne fazen ofensive. Sot ne mbremje do te perballet me nje nga Scalonin apo Raimondin dhe Brienzen. Loja e Mazzarrit mbeshtet shume te krahet, si ajo e Colantuonos: eshte e lehte per tu imagjinuar qe ai qe do beje me mire ne te dy krahet do mbizoteroje edhe 90 minutat e ndeshjes.

FORMACIONI:

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.