Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

518 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shqyrtim Cesena-Inter – Ndalet edhe Guarin, Mazzarri eshte ne telashe. Zgjedhjet e detyruara: ok Medel, konfirmohet Obi

Shqyrtim Cesena-Inter – Ndalet edhe Guarin, Mazzarri eshte ne telashe. Zgjedhjet e detyruara: ok Medel, konfirmohet Obi
Ardi Deda

Mazzarri, tani ose kurre. Inter therritet per rikthimin tek fitorja ne Cesena per te mos pare te reduktuara ne menyre drastike ambiciet qe ne muajin tetor. Nje skenar gati apokaliptik do te konkretizohej si nje makth ne rast se nuk fitohet, ja perse gjeja e vetme qe ka rendesi, ne Romagna, jane tre piket.

Taktika – Por Mazzarri numeron me pak lojtare ne dispozicion se sa imagjinonte deri te enjten. Me demtimin ne gju te M’Vila kunder Saint-Etienne, ne fakt, eshte shtuar dhe problemi muskular i Guarin. Kolumbiani kishte treguar sinjale qe po e merte veten dhe mund te ishte titullar edhe per te lene pushim Kovacic, por nuk do te jete keshtu. Pra, zgjedhje absolutisht te detyruara, me Obin akoma ne te djathte dhe Dodo te konfirmuar ne te majte. I vetmi lajm i mire eshte rikthimi i Medel. Mungojne serish Nagatomo, Jonathan, D’Ambrosio dhe Osvaldo. Ne mbrojtje, balotazh Vidic-Andreolli, me ish lojtarin e Kievos qe duket favorit.

Kundershtaret – Nuk po ia kalon mire as Bisoli. Jashte nga lista e te grumbulluarve, pervec Pulzetti, Cazzola, Tabanelli dhe i skualifikuari Coppola, eshte edhe Brienza, qe nuk eshte rekuperuar nga kontraktimi ne kofshe. Nuk jane mire as Volta dhe Lucchini, qe gjithsesi duhet te luajne titullare ne mbrojtjen me tre te provuar nga tekniku gjate javes. Nica favorit ndaj Perico, perpara dyshja Rodriguez-Marilungo. Grumbullimi i pare per Hugo Almeida.

Rreziqet – Cesena ne shtepi respektohet, sic tregon dhe barazimi 1-1 me te cilin ndali Milanin disa jave me pare. Deri me tani, skuadra e Bisolo eshte e pamposhtur ne Manuzzi: nje fitore (ne debutimin me Parmen) dhe dy barazime. Mungesa e Brienza do te peshoje shume ne lojen ofensive te romanjoleve, por kujdes nga Rodriguez, nje qe di te mare penallti aty ku nuk ka (Udine).

Ku te godasim – Jane 12 golat e pesuar nga Leali deri me tani, por sidomos jashte fushe. Kompaktesia mbrojtese, ne cdo rast, nuk eshte cilesi e nje formacioni qe mendon shume per te sulmuar. Pasi eshte kaluar diga e De Feudis, si mbrojtja me tre edhe mbrojtja me kater calojne. Bisoli duhet te zgjedhe modulin 3-5-2, qe faktikisht eshte nje 5-3-1-1 kur nuk posedojne topin, pikerisht per te zmbrapsur sulmet nga krahet te zikalterve dhe per te provuar per te zvogeluar hapesirat per Hernanes dhe Kovacic.

Syte mbi… – Obi. Pas paraqitjes se mire kunder Napolit, duke pare mungesen e lojtareve te krahut Mazzarri kthehet te mbeshtetet tek nigeriani. Obi do te luaje serish ne te djathte dhe shpresa e teknikut toskan jane qe te konfirmohen indikacionet e nje jave me pare. Nje virtyt i nevojes, sic thuhet, dhe ndoshta keshtu gjen ne shtepi nje xhol me shume qe mund te jete shume i dobishem nga tani deri ne fund te sezonit.

Formacionet e mundshme:

CESENA (3-5-2): Leali; Capelli, Lucchini, Volta; Nica, Giorgi, De Feudis, Cascione, Renzetti; Rodriguez, Marilungo.
Pankina: Agliardi, Bressan, Magnusson, Krajnc, Perico, Mazzotta, Carbonero, Zé Eduardo, Garritano, Djuric, Succi, Hugo Almeida.
Trajner: Bisoli.
Te skualifikuar: Coppola (1).
Nuk jane ne dispozicion: Brienza, Pulzetti, Tabanelli, Cazzola.

INTER (3-5-2): Handanovic; Ranocchia, Andreolli, Juan Jesus; Obi, Hernanes, Medel, Kovacic, Dodò; Palacio, Icardi.
Pankina: Carrizo, Berni, Vidic, Campagnaro, Mbaye, Krhin, Kuzmanovic, Camara, Bonazzoli, Puscas.
Trajner: Mazzarri.
Te skualifikuar: nessuno.
Nuk jane ne dispozicion: Jonathan, D’Ambrosio, Nagatomo, M’Vila, Osvaldo, Guarin.

ARBITER: Mazzoleni.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.