Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

933 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shqyrtim Chievo-Inter – Ndeshja e lamtumirave: pershendesin Pupi, Cuchu, Samuel dhe Milito. Dhe ka nga ata qe luajne per tu konfirmuar…

Shqyrtim Chievo-Inter – Ndeshja e lamtumirave: pershendesin Pupi, Cuchu, Samuel dhe Milito. Dhe ka nga ata qe luajne per tu konfirmuar…
Redi Asabella

Ka nje kohe per gjithcka dhe sot ne mbremje do te jete koha e lamtumirave dhe loteve. Pikerisht sepse ajo ne Bentegodi do te jete me siguri ndeshja e fundit me fanellen zikalter per Javier Zanetti, Esteban Cambiasso, Walter Samuel dhe Diego Milito. Nje goditje ne zemer, nje dhimbje e eger por edhe ndjenja e krenarise qe i kemi shijuar gjate ketyre viteve. Me Interin kane fituar gjithcka dhe po largohen pa pengje. Ndoshta, vetem Cuchu nuk do te jete dhe aq i lumtur por duke njohur karizmen dhe inteligjencen e tij, te jemi te sigurt qe do te gjeje nje arsye eksperience dhe rinisje edhe nga rinovimi i pabere, qe ne dukje dukej me i thjeshti nga te gjithe.

TAKTIKA – Mazzarri do te perdore me se shumti ata qe kane luajtur me pak. Atehere duke i qendruar besnik 3-5-2, ne fushe do te shkojne Carrizo, Campagnaro, Andreolli, Zanetti, Alvarez, D’Ambrosio dhe Milito. Te vetmit titullare qe do te nisin nga 1′ duhet te jene Ranocchia (ne balotazh me Taider), Cambiasso, Kovacic dhe Icardi (ne balotazh me Botta). Samuel edhe pse ka pasur probleme muskulare eshte thirrur per ndeshjen, sic jane thirrur dhe te rinjte Bonazzoli dhe Polo (nje nga te dy do te shkoje ne stol, vetem nese Muri argjentinas do te kete vertet probleme). Por kujdes, sepse dikush luan per tu rikonfirmuar. 

KUNDERSHTARET – Corini ka arritur te shpetoje nga renia dhe keshtu pikerisht si ai qe ka perballe, mund te perdore prapavijen. Pritet te jene titullare Puggioni, Bentivoglio dhe Obinna. Do te mungoje Rigoni, i skualifikuar, ashtu si Pellissier. I konfirmuar 4-3-1-2 qe ka sjelle shpetimin nje ndeshje me pare.

RREZIQET – Pa bomberin Paloschi, kujdes duhet patur nga ish-i i rradhes Obinna dhe gjithmone te rrezikshimit Thereau. Nje dyshe e mireorganizuar, qe di te nderthure me se miri shpejtesine dhe tekniken. Duhen patur parasysh dhe sulmimi i hapesirave pa top i Hetemaj dhe e majta e Guarente.

KU TE GODASESH – Jo dhe aq e padepertueshme, mbrojtja verdheblu ka treguar vrima gjate gjithe sezonit. Skuadra e Corinit vuan shpesh kombinimet e shpejta dhe goditjet me top inaktiv, edhe pse gjatesia mesatare e skuadres nuk eshte e ulet. Milito dhe Icardi (ose Botta, duke pare qe Palacio eshte i skualifikuar) duhet te jene inteligjente dhe te zgjuar qe te sulmojne pikat e dobeta te kundershtareve, qe ne kampionat eshte gjendur ne veshtiresi dhe me mbrojtje te vendosur.

SYTE TEK… – Cambiasso. Cuchu, akti i fundit. Pasi ka humbur ndeshjen e fundit me Lazion per arsye kartonash (do te ishte lamtumira e tij ndaj publikut mik), tani kunder Chievo ka mundesine te pershendese ngjyrat zikalter me nje paraqitje qe t’iu kujtoje kush ka qene dhe cfare i ka dhene kauzes zikalter. Nje lider si pak te tjere, nje inteligjence taktike superiore. Do te mungoje shume, si tre bashkeathdetaret e tij. 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.