Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

627 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shqyrtim derby – Jonathan ja del, Campagnaro perpara Ranocchia-s

Shqyrtim derby – Jonathan ja del, Campagnaro perpara Ranocchia-s
Ardis
  • On 04/05/2014, 11:19

Eshte derby i Milanos dhe klasifikimi vlen relativisht. Nje derby me tone te vogla, sic eshte thene, por Milan-Inter nuk do te kaloje pa u vene re. Ne valle eshte edhe nje vend ne Europa League: zikaltrit mund te mbylle cdo llogaritje, kuqezinjte provojne te vrapojne drejt kundershtareve.

TAKTIKA – Mazzarri ka rekuperuar Jonathan dhe do ta vendose ne te djathte ne vend te D`Ambrosios, qe e ka zevendesuar ne ndeshjet e fundit. Ka rekuperuar edhe Alvarez, por ne mesfushe jane konfirmuar si Hernanes ashtu edhe Kovacic, me Cambiasson metronom-in e zakonshem te 3-5-2. Pothuajse e zgjidhur balotazhi ne mbrojtje, me Campangaron ne avantazh ndaj Ranocchias dhe per ta kompletuar repartin me Samuel dhe Rolandon, rregullisht ne fushe mbas skualifikimit. Ne sulm, serish dyshja Palacio-Icardi.

KUNDERSHTARET – Seedorf kerkon “kercitjen” e krenarise dhe pretendon nga te tijet kurajon te kalojne zikaltrit. Per ta bere, zbret ne fushe me modulin 4-2-3-1, me Kaka mbrapa Balotellit dhe Pazzini serish ne pankine. Afer brazilianit do te jete Poli (ne avantazh ndaj Honda-s) dhe Taraabt. Ne mbrojtje, hapesire per dyshen Bonera-Mexes, me De Sciglion e rikthyer ne te djathte dhe Constant ne te majte. Midis te grumbulluarve eshte edhe El Shaarawy, qendrojne jashte Birsa dhe Saponara.

RREZIKU – I zakonshmi Balotelli nuk do te mungoje te krijoje ndonje turbullire, pavaresisht kerkesave te dirigjences gjithashtu te perdore nje sulmues te pare nje si ish, Pazzini. Gjithmone nje sy edhe ndaj Kaka-se, por kujdes edhe ndaj Taraabt, me i mire ne kete periudhe te fundit.

KU DUHET TE GODASIM – Mbrojtja kuqezi nuk eshte kaq e padepertueshme, dhe miksimi i vazhdueshem nga Seedorf konfirmon veshtiresine. Sonte do te qendrojne jashte formacionit titullar si Zapata ashtu edhe Rami, te dy qe kane qene te impenjuar me shume nga tekniku hollandez. Gjalleria e Palacios dhe forca fizike e Icardit, te bashkuara ne lojen e Mazzarrit qe vlereson si krahet ashtu edhe sulmet, mund te bejne me te vertete keq Abbiati-t.

VEMENDJA NDAJ… – Icardit. Ne derby-n e tij te pare milanez, Maurito eshte nje lojtar qe di te marre pergjegjesi dhe te mos e ndjeje presionin. Ka ndodhur edhe ne kete kampionat, pavaresisht problemeve te shumta fizike: te kujtohet goli ndaj Juventusit, ajo ne Franchi kunder Fiorentines dhe dopieta ne Genova kunder ish skuadres se tij Sampdoria. I mbetet atij qe te ngrije rezistencen milaniste dhe ti dhuroje Mazzarrit sigurine e nje vendi ne Europa League.

FORMACIONI I MUNDSHEM:

Formacioni i mundshem Milan-Inter Copyright

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.