Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

469 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shqyrtim Fiorentina-Inter: Mazzarri ka nje dyshim ne mesfushe. Kovacic dhe Osvaldo nga minuta e 1. Cuadrado eshte…

Shqyrtim Fiorentina-Inter: Mazzarri ka nje dyshim ne mesfushe. Kovacic dhe Osvaldo nga minuta e 1. Cuadrado eshte…
Bujar Berishaj

Ndeshje e madhe ne Franchi te Firences, ku Inter kerkon ti jap pergjgije kritikave post-Cagliari. Fitorja kunder Qarabag kishte efekte te dobishme sa i perket qetesise se mjedisit, edhe pse nata e te enjtes ka qene vetem nje stervitje. Do te jete e nevojshme te gjendet besimi qe duket se ka humbur pas 4 golave se Cagliarit te Zeman.

TAKTIKA – Mazzarri ka vetem nje dyshim sa i perket interpretimit ne mesfushe: M’Vila apo Hernanes ne mesfushe? Per momentin ne avantazh duket francezi, edhe per qeshtje te ekuilibrave mbrojtes duke pare se Fiorentina do te luaj nje loje te hapur. Do te jete nje 3-5-2 me ndryshe se herat e tjera me Kovacic (te rekuperuar dhe titullar) i lire te veproj pas 2 sulmuesve. 2 sulmues keta qe do te jene Osvaldo dhe Icardi, me Palacion ne stol. Nga fillimi do te jene edhe Dodo me Vidic. Jashte per shkak te lendimeve, Guarin, Jonathan dhe Campagnaro me te skualifikuarin Nagatomo.

KUNERSHTARI – Montella rekuperon Cuadradon dhe duhet te niset si titullar se bashku me Babacar, me Bernardeschin ne pankine. Gomez, Rossi, Joaquin e Marin qe do te mungojne kane ndikuar shume ne modulin e teknikut. Me shume mundesi do te jete nje 4-3-1-2, edhe pse nuk perjashtohet kthimi ne 4-3-3. Balotazh Alonso-Pasqual per rolin mbrojtesit te majte.

RREZIQET – Fiorentina ka ne dispozicion nje repart sulmues edhe pse ka vetem 2 gola te shenuar. Nje lodhje ne shenimin e golave edhe per shkak te demtimeve qe kane goditur organiken e skuadres se Montellas. Sonte, sic u tha edhe me pare, Cuadrado duhet te nis nga fillimi dhe ai eshte rreziku numer 1 per zikalterit. Pastaj kujdes edhe me cilesine e mesfushoreve dhe Ilicic qe gjithmone i ka bere keq Interit.

KU TE GODASIM – Nese sulmi nuk shenon shume, mbrojtja eshte solide. Vetem 3 gola te pesuar, 2 nga te cilet ne xhiron e pare kunder Romes. Ne pergjithesi,mbrojtja e violas ka fizikun dhe shpejtesine, por mund te jene ne telashe nese sulmohen vertikalisht. Nje burim sulmi jane edhe goditjet nga jashte zone, dhe ”i riu” Kovacic mund te jete vendimtar.

SYTE MBI… – Vidic. Pas disastrit kunder Cagliarit nje jave me pare, Inter duhet te filloj nga nje mbrojtje solide, aty ku jane bazuar sigurite zikalter. Siguri te minuara nga 4 gola te pranuara te dielen e kaluar ne San Siro. Nje goditje qe nuk ka kaluar akoma, duke marr parasysh edhe hezitim me Qarabag. I rekuperuar, ish-kapiteni i Manchester United duhet te ndihmoj shoket me eksperiencen dhe aftesite qe i njohin te gjithe: duke mbajtur barren e Fiorentines do te thoshte te ktheshe ne Milano me rezultat pozitiv. Oksigjen i paster ne kete moment.

FORMACIONET E MUNDSHME:

FIORENTINA (4-3-1-2): Neto; Tomovic, Gonzalo Rodriguez, Savic, Pasqual; Mati Fernandez, Pizarro, Aquilani; Borja Valero; Cuadrado, Babacar.
Pankina: Tatarusanu, Lupatelli, Basanta, Hegazi, Alonso, Brillante, Vargas, Badelj, Lazzari, Kurtic, Ilicic, Bernardeschi.
Trajner: Montella.
Te skualifikuar: asnje.
Jashte dispozicionit: Rossi, Gomez, Joaquin, Marin.

INTER (3-5-2): Handanovic; Ranocchia, Vidic, Juan Jesus; D’Ambrosio, M’Vila, Medel, Kovacic, Dodò; Osvaldo, Icardi.
Pankina: Carrizo, Berni, Andreolli, Mbaye, Krhin, Kuzmanovic, Obi, Hernanes, Palacio.
Trajner: Mazzarri.
Te skualifikuar: Nagatomo.
Jashte dispozicionit: Jonathan, Campagnaro, Guarin.

ARBITER: Tagliavento.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.