Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,455 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shqyrtim Genoa-Inter – Mund te luhet me modulin 3-4-2-1. Guarin-Milito: Mazzarri zgjedh. Handa kthehet super?

Shqyrtim Genoa-Inter – Mund te luhet me modulin 3-4-2-1. Guarin-Milito: Mazzarri zgjedh. Handa kthehet super?
Ardis
  • On 19/01/2014, 11:27

Vetem nje fitore ne shtet ndeshjet e fundit. Interi qe lundronte ne zonen e larte te klasifikimit, mbas Livornos ka filluar renien, duke grumbulluar dy humbje (Napoli dhe Lazio), kater barazimi (Bologna, Sampdoria, Parma dhe Chievo) dhe, pikerisht, i vetmi sukses ne derby. Shume pak per te synuar vendin e trete dhe keshtu objektivat ridimensionohen, edhe pse erdhi humbja ne TIM Cup kunder Udineses. Nderkohe, ka ikur rreziku i shtyrjes se ndeshjes per shkak te kohes se keqe.

TAKTIKA – Per tu kthyer te fitojme ne transferte, gje qe nuk ndodh qe prej 3 nentorit te shkuar (3-1 kunder Udinese), Walter Mazzarri mund te synoje te luaje me modulin 3-4-2-1 qe e perdori edhe gjate ndeshjes kunder Chievos. Palacio pike referimi ne sulm si zakonisht, me pas hapesire dy trekuartisteve, me Alvarez qe pozicionohet ne te djathte dhe Guarin me qendror. Kolumbiani ne konkurrence me Kovacic per vendin e titullarit, i cili luajti ne ate rol ne ndeshjen kunder Chievos. Opsioni tjeter eshte tentativa per te aktivizuar Militon qe nga minuta e pare: ne kete rast, Palacio do te pozicionohet si sulmues i dyte dhe Guarin do te akomodohej ne pankine. Ne mes, Kuzmanovic favorit per shkakt te kushteve fizike me te mira dhe me solid ndaj Taider. Ne mbrojtje, konfirmohen Campagnaro, Rolando dhe Juan Jesus.

KUNDERSHTARET – Emergjence ne repartin e mbrojtjes per Gian Piero Gasperini. Jetim prej Portanovas dhe Gamberinit, tekniku i Grugliascos duhet te luaje edhe pa Matuzalem (i skualifikuar) dhe Kucka. Pa harruar qe pak dite me pare Manfredini u shit tek Sassuolo. Pothuajse e sigurte linja me tre me Antonini dhe Marchese ne krah te francezit De Maio. Ne mesfushe, Cabral sebashku me Biondinin plotesojne dyshen e mesfushes, ndersa ne krahun e majte vihet re rikthimi i Antonellit, se bashku me Konate dhe Bertolacci te avancuar ne ndihme te Gilardinos.

RREZIKU – Rikthimi i Gilardinos, qe mugoi ne humbjen 0-4 ndaj Romes ne ndeshjen e fundit, perfaqeson nje forcim thelbesor per Gasperinin. Shpeshhere, tekniku kuqeblu ka mbeshtetur aksionet e Antonellit por me mungesat dhe ardhjet e oreve te fundit (De Ceglie), me shume mundesi mund te shikojme nje trident ne sulm.

KU DUHET TE GODASIM – Sic u tha, linja mbrojtese te zoterve te shtepise eshte ne emergjence totale dhe fakti qe ka aktivizuar dy terzini ne rolet qendrore dhe nje De Maio qe nuk ka bindur aspak deri me tani te ben te kuptosh qe zikaltrit e kane per detyre qe te perfitojne nga nje situate e tille. Palacio, Alvarez, Guarin ose Milito kane per detyre qe te sulmojne menjehere kundrejt nje prapavije qe i ka treguar limites e saj ndaj Romes se Garcias.

VEMENDJA MBI…Handanovic. Performancat e fundit nuk kane qene ne lartesine e standarteve qe ka treguar kampioni slloven. Shpesh, zikaltrit jane ndeshkuar qe me gjuajtjen e pare ne porte, qartesisht, duke e veshtiresuar detyren e te gjithe skuadres. Ne realitet, pak jane nderhyrjet specifike te ish-portierit te Udineses, por eshte e qarte qe te qendrojne te pamposhtur ne Ferraris do te ishte nje garanci per suksesin.

Formacioni i mundshem Genoa-Inter

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.