Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

585 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shqyrtim Inter-Atalanta – Palacio nga minuta e pare me Icardin. Kthehet Hernanes? Kthehet dhe arbitri Gervasoni

Shqyrtim Inter-Atalanta – Palacio nga minuta e pare me Icardin. Kthehet Hernanes? Kthehet dhe arbitri Gervasoni
Ardi Deda

Mesatare perfekte angleze, por nuk mjafton. Tek Inter asnje nuk kenaqet me piken e mare ne Palerno dhe atehere qe me Atalanten eshte mundesia per tu kthyer tek suksesi dhe per tu ngritur serish lart ne klasifikim. Mazzarri ka provuar ta fitoje ndeshjen ne Barbera, duke rrezikuar edhe te humbiste. Bergamasket jane nje klient i parehatshem, qe ne San Siron zikalter nuk humbasin qe nga prilli 2010. Me pas, nje barazim dhe dy fitore. Nje paralajmerim i sakte: ndeshja e sotme nuk do te jete nje shtetitje. Kuriozitet: do te arbitroje Gervasoni, i njejti arbiter i Inter-Atalanta 3-4 te dy kampionateve me pare. Interistat e kujtojne: dy penallti te mohuara per te zotet e shtepise dhe nje te dhuruar bergamaskeve. Arbitri arriti te nxehe Morattin dhe Stramaccionin, me polemika qe arriten kulmin e nje sezoni te pa fat nga kjo pikepamje.

Taktika – Mazzarri nuk ndryshon modul, por interpretimin. Ne krahasim me Barbera, do te ndryshohen me siguri dy anesoret dhe nje nga sulmuesit. Keshtu, Jonathan, Dodo dhe Palacio ne vend te D’Ambrosio, Nagatomo dhe Osvaldo (i shfaqur me i lodhur se Icardi). Ne qender, dyshimi Hernanes: nese braziliani nuk do te zgjidhet, ne pol eshte Guarin. Per pjesen tjeter, si mbrojtja ashtu dhe Medel duhet te konfirmohen, pavaresisht se Andreolli, Campagnaro dhe M’Vila garojne per nje fanelle.

Kundershtaret – Colantuono mund te zgjedhe nje skeme lehtesisht me pak te mbuluar, me Maxi Moralez dhe Papu Gomez ne krahet e Denis (mund te futet edhe Bianchi). Keshtu, nje 4-4-1-1, skeme e perdorur shume shpesh nga tekniku roman. Balotazhet: Raimondi-D’Alessandro dhe Cigarini-Baselli.

Rreziqet – Nuk eshte me Bonaventura, nje qe gjithmone i ka bere keq Interit, por kujdes ndaj te zakonshmit Denis, akoma pa shenuar gol pikerisht si vitin e kaluar: nje motiv me shume per tu shqetesuar. Por mbrojtja interiste duhet te mbaje lart perqendrimin edhe per Cigarini, Estigarribia (ka shenuar kunder Cagliarit) dhe per cilndo qe do te luaj perkrah Tanque, si Moralez, Gomez ose Boakye.

Ku te godasim – Si te gjitha skuadrat e Colantuono, mbrojtja e Atalantes eshte solide dhe e strukturuar mire fizikisht. Biava ka ardhur nga Lazio per te rritur cilesine e repartit dhe menjehere rezultatet e dyshes me Benalouane kane qene shume te mira. Inter duhet te jete e duruar per te gjetur porten ne momentin e duhur, ndoshta duke perfituar nga besimi i anesoreve te Atalantes ne daljen e tyre per te kerkuar lavdi perpara.

Syte mbi… – Palacio. El Trenza nuk luan titullar ne kampionat qe nga Inter-Lazio 4-1 te sezonit te kaluar, ndeshja qe jepte sigurine matematike te vendit te peste. Ne vazhdim, ne fakt, argjentinasi mungoi per shkak skualifikimi ne ndeshjen e fundit kunder Chievo dhe kete sezon e ka shijuar fushen vetem ne pjese te vogla. Dhimbja ne kavilje ka kaluar dhe keshtu Mazzarri mund ta hedhe me ne fund ne fushe nga fillimi. Nje rekuperim i rendesishem per kete Inter serish ambicioze.

Formacionet e mundshme:

INTER (3-5-2): Handanovic; Ranocchia, Vidic, Juan Jesus; Jonathan, Hernanes, Medel, Kovacic, Dodò; Palacio, Icardi.
Pankina: Carrizo, Mbaye, Campagnaro, Andreolli, Nagatomo, D’Ambrosio, Krhin, M’Vila, Kuzmanovic, Obi, Guarin, Osvaldo.
Trajner: Mazzarri.
Te skualifikuar: asnje.
Te padisponueshem: asnje.

ATALANTA (4-4-1-1): Sportiello; Zappacosta, Biava, Benalouane, Dramé; Raimondi, Carmona, Cigarini, Estigarribia; Maxi Moralez; Denis.
Pankina: Avramov, Stendardo, Cherubin, Scaloni, Bellini, Migliaccio, Baselli, D’Alessandro, Gomez, Molina, Boakye, Bianchi.
Trajner: Colantuono.
Te skualifikuar: asnje.
Te padisponueshem: Spinazzola, Rosseti.

ARBITER: Gervasoni.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.