Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

653 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shqyrtim Inter-Bologna – Mateo, te takon ty! Cuchu, Ranocchia dhe Yuto qe nga minuta e pare

Shqyrtim Inter-Bologna – Mateo, te takon ty! Cuchu, Ranocchia dhe Yuto qe nga minuta e pare
Ardis
  • On 05/04/2014, 13:18

Kesaj rradhe nuk mund te deshtoje. Nese te tjerat nuk vrapojne, Inter nuk duhet te gaboje dhe atehere sonte, kunder nje Bologna qe nuk shenon ne nje aksion prej 800 minutash, zikaltrit duhet te kthehen tek fitorja mbas 2 pikesh ne 3 ndeshje.

TAKTIKAWalter Mazzarri mund te konfirmoje modulin 3-4-2-1 duke pare ndeshjen kunder Livornos ose mund te kthehet ne modulin 3-5-2. Thelbi nuk ndryshon: mbas ndeshjes ne Juventus Stadium, mund te kthehet titullar qe nga minuta e pare Mateo Kovacic. Kroati ka pritur me shume durim nje rikthim te tijin dhe mbas peripecive te ndryshme te Alvarez dhe Guarin, tashme eshte me i favorizuar per te filluar nga fillimi mbrapa Icardit dhe mbase ne te njejten linje te Palacios. Se bashku me ish-lojtarin e Dinamo Zagrebit do te kthehen titullare edhe Ranocchia (ne vend te Samuel), Cambiasso (ne vend te Kuzmanovic) dhe Nagatomo. Jashte Jonathan (lodhje muskulare)

KUNDERSHTARETDavide Ballardini rrezikon pankinen. Humbja brenda ne shtepi kunder Atalantes e ka turbulluar shume pasuesin e Piolit, por dirigjenca kuqeblu ka menduar qe te mos ndryshoje. Kjo e Meazza-s mund te jete shanci i fundit. Nje Bologna e reduktuar ne minimum si nuk shikohej prej vitesh dhe nuk ka perfituar nga largimi i Diamantit ne merkaton e janarit.

KU DUHET TE GODASIN – Mbrojtja kuqeblu fut uje nga te gjitha anet dhe per kete me nje linje qe do te behet me 5 me futjen e Garics dhe Morleo, Ballardini shpreson te perballoje shperthimet e vendasve. Nuk do te jete e lehte, sepse per momentin qe skuadra bolognese eshte skuadra qe vazhdon te jete ne krize gjate gjithe kampionatit. Palacio, Icardi dhe shoket duhet te vendosin shume shpejt qartesi ne ndeshje, ne menyre qe te mos te shkoje me kote udhetimi i kthimit ne San Siro i Thohir.

VEMENDJA MBI…Kovacic. Trekuartist me Palacion mbrapa Icardit ose ne brendesi te mesfushes, pak ndryshon. Thelbi eshte se nga Mateo pritet shperthimi. Kovacic, ne rastin e titullarit, do te preferohet ne vend te Guarin dhe Alvarez: nje pergjegjesi e bukur, dhe Mazzarri pret pergjigje bindese mbas nje kampionati me shume hije sesa drite. Tashme topi eshte ne krahun e tij: ka treguar se cfare eshte ne gjendje te beje, tashme mund te filloje te jape vazhdimesi. Tek Interi, te gjithe besojne tek ai dhe per zerat nuk e vrasin mendjen fare: Mateo eshte e ardhmja, por mund te jete edhe e tashmja. Mbase qe nga sonte.

FORMACIONI I MUNDSHEM:

Formacioni i mundshem Inter-Bologna

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.