Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,894 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shqyrtim Inter-Chievo – Trekuartist: favorit Mateo. Mund te jete Milito qe ne fillim.

Shqyrtim Inter-Chievo – Trekuartist: favorit Mateo. Mund te jete Milito qe ne fillim.
Ardis
  • On 13/01/2014, 13:53

Mbas nje fillimi bindes, sezoni i Interit fillon te behet i komplikuar. Dhe kane filluar krahasimet me te kaluaren, Stramaccionin dhe me tjetren serish me Gasperini-Ranieri. Shkurt, nuk ka paqe per Erick Thohir, qe sigurisht priste nje fillim ndryshe te presidences se tij. Sonte ne Meazza zikaltrit do te perballen me Chievon: nje ndeshje ku nuk duhet gabuar, si shume ne kete periudhe.

TAKTIKAWalter Mazzarri eshte perpara zgjedhjes tunduese qe te fuse ne loje dyshen sulmuese argjentinase Palacio-Milito. Principe ka dhene sinjale te rendesishme ne ndeshjen kunder Udinezes ne TIM Cup, ne te cilen ka luajtur te gjithe ndeshjen. Pikerisht lodhja e 22, mund ta detyroje teknikun e San Vincenzos ta ruaje dhe mbase e fut gjate ndeshjes. Midis te grumbulluarve, ne fakt, mungojne Belfodil (ne prag largimi) dhe Icardi. Pa te skualifikuarin Guarin, rriten kuotat e Mateo Kovacic, per momentin kandidati primar per te luajtur mbrapa Trenzas. Per kete arsye Alvarez do te impenjohet ne mesfushe sebashku me Cambiasson dhe Kuzmanovic (Taider eshte grumbulluar, por nuk eshte gati te luaje qe nga minuta e pare). Ne mbrojtje, konfirmohet treshja Campagnaro-Rolando-Juan Jesus. As nuk jane grumbulluar Wallace dhe Pereira, per te njejten arsye si Belfodil: per ata jane oret e fundit si zikalter. Eshte Ruben Botta.

KUNDERSHTARETEugenio Corini eshte kthyer ne pankinen e Chievos dhe menjehere ka arritur rezultate te mira. Tre fitore te njepasnjeshme – nga te cilat edhe e derbyt – me pas nje renie e lehte, me dy humbje dhe nje barazim. Me shume mundesi mbrojtja me kater lojtare perpara Puggioni, me modulin e ri 4-3-3. Do te mungoje Luca Rigoni dhe ne vendin e tij do te jete Radovanovic ne “dhomen e kontrollit”, me Bentivoglio te promovuar titullar.

RREZIKU – Pika e mbeshtetjes se sulmit eshte Thereau, me pas disa dyshime se kush duhet te jete ne krah te ish futbollistit te Steaua Bucarest dhe Anderlecht. Favorit duket se eshte Paloschi, qe ka me shume shance se Pellisier. Kujdes ndaj surprizave, ne fazen e kundersulmeve gjithmone te mireorganizuar nga tekniku verdheblu. Kujdes edhe ndaj depertimeve te Hetemaj dhe gjuajtjeve te Sardo. Pa harruar topat inaktive, qe si Dainelli ashtu edhe slloveni Cesar (shoku i kombetares se Handanovic) dine si te jene te sigurte.

KU DUHET TE GODASIM – Mbrojtja verdheblu e Corinit shikohet si e pameshirshme dhe le shume pak hapesire. Per kete motiv duhet te jene efikas si ne metrat e fundit ashtu edhe ne pjesen e finalizimit. Shpejtesia nuk eshte element i mire per mbrojtesit miq, keshtu qe manovrat e zakonshme te Palacios dhe origjinaliteti i shokeve mund te bejne diferencen. Ne rastin e nje moduli 3-5-2, do te shikojme duele ndermjet lojtareve te kraheve.

VEMENDJA MBI…Alvarez. Shpeshhere deciziv ne fillim te vitit kur luante ne pozicionin e trekuartistit, Ricky Maravilla ka nje renie per shkak te terheqjes ne linjen e mesfushes e detyruar per arsye taktike dhe jo per shkakun e tij. Ne ate zone te fushes, ish futbollisti i Velez nuk arrin te ndikoje ne ndeshje si kur luante mbrapa sulmit. Sonte, duke pare edhe mungesen e Guarin, favorit per te luajtur mbrapa Palacios duhet te jete Kovacic, dhe atehere Alvarezit do ti kerkohet te luaje dyfish dhe, me shume mundesi, te kthehet deciziv.

Formacioni i Mundshem Inter-Chievo

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.