Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

381 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shqyrtim: Inter-Lazio – Mancini pa Osvaldon mbeshtet ne Icardin dhe Palacion…

Shqyrtim: Inter-Lazio – Mancini pa Osvaldon mbeshtet ne Icardin dhe Palacion…
Bujar Berishaj

Edhe kjo mungonte. Pablo Osvaldo qe duhej ta niste si titullar nuk eshte as i grumbulluar! Nje ndeshje delikat, qe duhet fituar per te iu afruar edhe me shume vendit te trete, objektivit zikalter per kete sezon.

TAKTIKA – Tekniku zikalter ka per te luajtur shume ne kete sfide dhe nuk do qe te deshtoj ne shtepi ashtu sikur kunder Udinese. Ka besim, eshte eshte motivuar pas fitores ne Verona, dhe ka per qellim t’i jap vazhdimesi nje rruge zhgenjyese deri me tash. Pa italo-argjentinasin, eshte e obliguar dyshja Icardi-Palacio, me Kovacic prapa tyre ne formacionin 4-3-1-2. Prapa konfirmim i pjesshem me Dodo qe duhet te jete ne vend te Nagatomo dhe D’Ambrosio ne te djathte. Ne mes Medel favorit mbi M’Vila dhe do te jete i shoqeruar nga Guarin dhe Kuzmanovic.

KUNDERSHTARI – Pioli nuk rekuperon asnje nga te lenduarit. Mirepo, perkunder mungesave Lazio vazhdon udhetimin me ritme pozitive. Nuk eshte rastesi qe lazialet jane ne mesin e kandidateve per vendin e trete. Edhe ne San Siro nuk luajne Gentiletti, Ciani, Braafheid, Pereirinha, Candreva, Ederson dhe Biglia. Tekniku italian do te zgjedh Ledesma ne vend te Biglia, kurse Klose eshte ne avantazh kundrejt Djordjevic per te kompletuar repartin e avancuar me Felipe Anderson dhe Mauri.

RREZIQET – Para, Lazio te frikeson. Mauri eshte shnderruar ne nje lojtar me vazhdimesi, Anderson ka gjetur veten me ne fund dhe Klose mbetet sulmues qe mund t’i bej keq te gjitheve. Pa harruar Parolon qe eshte kthyer nga skualifikimi dhe Lulic. Me pak fjale, reparti i mbrojtjes sonte do te kete nje test te veshtire per te kapercyer.

KU TE GODASIM – Ne shpejtesi, mbrojtja e Lazios mund te vihet ne veshtiresi. Keshtu Interi duhet te provoj te godas: prekje te shpejta dhe topa ne thellesi per sulmuesit. Nje loje qe di ta bej shume mire Palacio. Fondamentale do te jene pasimet e mesfushoreve dhe iluminacionet e Kovacic, nje qe di te denoj boshlleqet mes mbrojtjes. Me veshtire te shenohet ne ajer: ne kete specialitet, De Vrij e Cana jane mbreslenes.

SYTE MBI… – Guarin. Kolumbiani mbetet nje element kryesor i Inter. E ka perseritur Mancini ne konference per shtyp, duke i dhuruar atij besim. Tani, eshte momenti qe Guaro te tregoj potencialin e tij. Te luaj me vazhdimesi dhe ne rolin e tij te preferuar: hapat tjere te gabur nuk pranohen. Kunder Lazios pritet Guarin i vertete, ai qe asgjeson kundershtarin me fizik dhe arrogance.

FORMACIONET E MUNDSHME: 

INTER (4-3-1-2): Handanovic; D’Ambrosio, Ranocchia, Juan Jesus, Dodò; Guarin, Medel, Kuzmanovic, Kovacic; Palacio, Icardi.
Pankina: Carrizo, Berni, Andreolli, Campagnaro, Vidic, Mbaye, Nagatomo, M’Vila, Krhin, Obi, Hernanes, Bonazzoli.
Trajner: Mancini.
Te skualifikuar: asnje.
Jashte dispozicionit: Jonathan, Osvaldo.

LAZIO (4-3-3): Marchetti; Basta, De Vrij, Cana, Radu; Parolo, Ledesma, Lulic; Felipe Anderson, Djordjevic, Mauri.
Pankina: Berisha, Strakosha, Novaretti, Cavanda, Konko, Onazi, Gonzalez, Cataldi, Keita, Djordjevic.
Trajner: Pioli.
Te skualifikuar: asnje.
Jashte dispozicionit: Gentiletti, Ciani, Braafheid, Pereirinha, Candreva, Ederson, Biglia.

ARBITER: Tagliavento.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.