Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,842 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shqyrtim Inter-Napoli – Objektivi Europa League me Kovacic-AndreoliL serish 3-5-2

Shqyrtim Inter-Napoli – Objektivi Europa League me Kovacic-AndreoliL serish 3-5-2
Ardis
  • On 26/04/2014, 12:49

Humbja e Milanit nuk kalon pa u vene re ne shtepine Interit, sepse tashme per kuqezinjte behet me te vertete shume e veshtire te realizojne nje kalim ne klasifikim qe dukej si nje ankth per tifozet zikalter, pavaresisht objektivit ne klasifikimin. Kunder Napolit, Interi ka rastin te mbylle llogarite ne menyre perfundimtare dhe te leshohet drejt derby-t me qetesi dhe te ndergjegjshem.

TAKTIKA – Mazzarri nuk ndryshon: vazhdon 3-5-2, me Kovacic te konfirmuar ne mesfushe per te kompletuar repartin sebashku D`Ambrosio(Jonathan jashte), Hernanes, Cambiasso dhe Nagatomo. Nuk mund te luaje dot Alvarez, serish pankine per Guarin. Probleme ne mbrojtje, duke pare mungesen e Juan Jesus dhe te skualifikuareve Samuel dhe Rolando. Walter Mazzarri do te zgjedhe Campagnaron dhe Andreollin ne krah te Ranocchias: nje treshe e paprovuar qe duhet te tregoje performancen perfekte perballe lojtareve si Mertens, Callejon, Hamsik dhe Higuan. Ne sulm, dyshja e zakonshme Palacio-Icardi.

KUNDERSHTARET – Benitez ndjen rastin per tu hakmarre ne terrenin e Meazza-s qe ishte i tiji per 6 muaj. Tekniku spanjoll, objektivisht, luan pak persa i perket kampionatit, por do te kishte nje kenaqesi te vecante te merziste  dhe te “dhunonte” San Siron zikalter mbas largimit te stuhishem te dhjetorit te 2010. Te gjithe te gatshem per Rafa Benitez, pervec skualifikimit te Fernadez dhe te Rafael dhe Maggio. Konfirmohet moduli 4-2-3-1.

RREZIKU – Pipita kthehet ne fushe mbasi ka kaluar ndeshjen zhgenjyese ne transferte kunder Udineses. Ish lojtari i Reali Madridit kerkon qe te beje sa me mire perpara shume bashkepatrioteve me bluzen zikalter dhe sfida e Meazza-s do te jete per te gjithe lojtaret e Napolit nje test ne prag te ndeshjes finale se Coppa Italia. Kur Higuan eshte ne fushe, e gjithe Napoli behet shume e rrezikshme dhe mund te vije si nga loja ne krah ashtu edhe nga manovrimet e mesfushoreve.

KU DUHET TE GODASIN – Mbrojtja e Benitez eshte akuzuar shpeshhere per rendimentin e dobet, por realiteti eshte e njejta filozofi e kerkuar nga tekniku spanjoll te sjelle te gjithe fazen mbrojtese ne rrezik te larte. Ne ndeshjen e fazes se pare, Napoli e fitoje paradoksalisht me kundersulme, sonte panorama mund te ndryshoje nese Interi do te jete i gatshme per te permbysur shpejt frontin e sulmit dhe te godase kundershtaret ne pikat e dobeta te tij.

VEMENDJA MBI – Kovacic. Nje tjeter rast prej titullari per te riun e talentuar kroat, qe ne kete faze finale te sezonit po gjen vazhdimesi qe i mungonte gjate gjithe sezonit. Mbas paraqitjes se mire ne ndeshjen kunder Genoas dhe nje paraqitje te mjaftueshme kunder Parmes, ish lojtari Dinamo Zagrebit eshte aktivizuar qe te beje kapercimin ne nivel me te larte te kualitetit perballe nje ekipi si Napoli. Nga kembet e tij, dhe te Hernanes, mund te jepen pasime ose konkluzione decizive per nje fitore te nje rendesie thelbesore.

FORMACIONET E MUNDSHME:

Formacioni i Mundshem Inter-Napoli copyright

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.