Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

533 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shqyrtim Inter-Parma – Zanetti me shume se Yuto dhe Pereira. Akoma Rolando nga 1′

Shqyrtim Inter-Parma – Zanetti me shume se Yuto dhe Pereira. Akoma Rolando nga 1′
Andi Prifti

Pas dy rezultateve 1-1 rresht me Bologna dhe Sampdoria, tani Interi duhet qe te mos humbe ndeshjet e rradhes duke shpresuar te kape tre vendet e para ne kampionat. Qe ky synimn te arrihet, eshte e qarte qe gabimet duhet te reduktohen ne minimum. Edhe sepse, pas Parmas, do te kemi per te luajtur me Napolin dhe Milanin per te mbyllur kete vit.

TAKTIKA –  Walter Mazzarri eshte i orientuar qe te ndryshoje sa me shpejt te jete e mundur, ashtu si gjithmone. Moduli do jete i zakonshmi 3-5-1-1, me Alvarez pak me mbrapa Guarin qe do mbeshtese Palacion si sulmuesin e vetem. Mbeten dy dyshime kryesore. I pari i takon krahut te majte: nagatomo eshte grumbulluar, por natyrisht qe nuk eshte ne top forme, keshtu qe mund te vije konfirmimi i Zanetti, i cili eshte favorit mbi Pereira. Dyshimi i dyt eshte tek mbrojtja: Rolando duket favorit mbi Ranocchia, me Campagnaro qe do te jete titullar pavaresisht rrezikut per skualifikim per kartona.

KNUDERSHTARET – Roberto Donadoni ka paralajmeruar lojtaret e tij: “Per te marre pike ne Meazza nuk mjafton qe te bejme detyrat.” Per kete arsye Parma nuk do heqe dore nga tridenti dhe do provoje te luaje hapur. Ata jane ne nje forme te mire ne kete moment dhe qendrojne te qete ne mes te tabeles se klasifikimit. Gargano rikthehet titullar ne mesfushe, bashke me Marchionni dhe Parolo. E konfirmuar dhe mbrojtja me 4 me Paletta-Lucarelli si mbrojtes qendrore.

RREZIQET – Antonio Cassano do jete ne fushe, edhe pse me nje maske mbrojtese. Fantantonio ka bere gjithçka qe te jete ne fushe kunder ish-skuadres se tij dhe do jete pike e referimit per tridentin e Parma. Pra, duhet te kemi kujdes tek ata te tre, por dhe per gjuajtjet e Parolo, i cili shpesh te demton nga goditjet nga larg, siç beri me Milanin.

KU DUHET TE GODASIM – Organizimi difensiv i Donadoni eshte gjithmone i rendesishem dhe rralle here futet ne telashe. Do duhet Palacio me i mire i mundshem per te bere keq tek Mirante. Trenza duhet te jete i afte te sulmoje ne krahet e mbrojtjes pikerisht ashtu si kunder Verones te Mandorlini: mendohet qe vazhdimi i ndeshjes do jete i ngjashem me ate kunder Hellas.

SYTE TEK… – Alvarez. Nga nje levizje e tij lindi goli i Guarin qe kishte mahnitur Thohir kunder Sampdorias. Duke pasur parasysh paqendrueshmerine e kolumbianit dhe renien fiziologjike te Palacio, do t’i tkaoje Ricky Maravilla qe te iluminoje sulmin zikalter. Ne pritje te rikthimit te sulmuesve te tjere, qe ne kete moment na mungojne me shume se kurre.

Formacionet e mundshme:

Formacioni i Mundshem Inter-Parma

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.