Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,370 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shqyrtim Inter-Sampdoria – Vetem nje dyshim ne mbrojtje. Eshte Zanetti nga minuta e pare.

Shqyrtim Inter-Sampdoria – Vetem nje dyshim ne mbrojtje. Eshte Zanetti nga minuta e pare.
Ardis
  • On 01/12/2013, 11:42

Nje ndeshje delikate kjo e sotmja ne Meazza, e zbukuruar edhe nga debutimi i Erick Thohir. Neo presidenti i Interit ka ndermend qe te jete ne ndeshjen e tij te pare me fitore kunder Sampdorias mbas barazimit me Bologna-n.

TAKTIKAWalter Mazzarri i ka paralajmeruar te gjithe ne konferencen per shtyp: do kemi probleme nese e nenvleresojme impenjimin e sotem dhe drejtohemi nga klima e festes. Si zakonisht 3-5-1-1, mbase me Alvarez me te terhequr sesa Guarin dhe Palacio. Do te mungoje, ner te tjere, edhe Nagatomo, dhe keshtu Mazzarri ka rastin per te hedhur ne fushe qe nga fillimi Javier Zanetti-n. Ne mes Taider eshte akoma ne avantazh ndaj Kovacic, me pas Jonathan dhe Cambiasso. Vetem nje dyshim ne mbrojtje: Rolando apo Ranocchia? Per momentin, luzitani duket me perpara ne hierarki. E kompletojne repartin Campagnaro dhe Juan Jesus.

KUNDERSHTARET – Sampdoria, sic mund te thuhet, e ringjallur nga kura Mihajlovic. Kunder Lazios, me 10 lojtare per te gjithe pjesen e dyte, fitorja eshte prishur vetem prej golit ne momentin e fundit. Do te mungoje Krsticic, por kujdes ndaj kurajimit dhe agresivitetit qe tekniku serb i karikon te tijet.

RREZIKU – Mbase Sinisa do te lere te pakten fillimisht ne pankine Pozzi (ose Eder), duke zgjedhur Wszolek per sulmin e krahut por shume e veshtire qe te hedhe ne fushe 3 sulmues plus Sorianon. Gjithsesi do te jene rreziqe te vazhdueshme per mbrojtjen zikalter, duke filluar nga sulmuesi i krahut Gabbiadini: Mazzarri ben shume mire qe tregohet shume i kujdesshem.

KU TE GODASIN – Derime tani rrugetimi i Sampdorias ne transferte nuk eshte shume i mire, ku perfshihen 6 ndeshje: 1 fitore (ne Livorno), 2 barazime (ne Trieste kunder Cagliarit dhe ne Bologna) dhe 3 humbje (kunder Milanit, H. Verona dhe Fiorentina). Palacio duhet te gjeje instiktin vrases qe i mungoje kunder Bologna-s dhe do te jete nevoja per nje Guarin me shume konkret.

VEMENDJA NDAJ… – Zanettit. Kjo e sotmja nuk do te jete nje refuzim per Alvaro Pereira-n – sic thote Mazzarri -, por sigurisht qe do te jete rifutja definitive e kapitenit, qe kthehet ne fushe 217 dite mbas thyerjes se tendines se Akilit ne ate ndeshje te mallkuar te Palermos. Zanetti do te luaje ne te majte: jo lojtari tipik i krahut qe kerkon Mazzarri, por do te dije sigurisht qe te behet i vlefshem sic ka bere gjate gjithe karrieres se tij. Dhe kush e di se deshira e tij e madhe per tu kthyer i dobishem nuk do te jete nje arme me shume per nje Inter qe kerkon te kape Champions-in.

Inter Sampdoria Formacioni i mundshem

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.