Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

340 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shqyrtim Inter-Sassuolo – Andreolli, Osvaldo dhe Medel titullare. Palacio eshte i gatshem ne pankine. Kujdes nga Zaza

Shqyrtim Inter-Sassuolo – Andreolli, Osvaldo dhe Medel titullare. Palacio eshte i gatshem ne pankine. Kujdes nga Zaza
Ardi Deda

Gjithcka pervesce “nje fillim i bute”. Pas transfertes se veshtire ne Torino, Inter gjen nje Sassuolo me shume te kalter sesa verdhezi ne ndeshjen e pare brenda ne shtepi. Kunder skuadres se Di Francesco, ne fakt, te zotet e shtepise duhet te mbajne perqendrimin maksimal per te evituar suprizat e keqija. Sezoni, qe ne javet e ardhshme, do te filloje te pershkruaje konturet e veta, nga Italia ne Evrope, dhe atehere do te nevojitet i gjithe shpirti konkurrues per te udhehequr turin e pare te forces se vitit.

Taktika – Mazzarri konfirmon 3-5-2, edhe pa Vidic. Vendi i tij do zevendesohet nga Andreolli (favorit ndaj Campagnaro), me Ranocchia te spostuar ne qender. Ne mesfushe, do te kete hapesira nga minuta e pare per Medel, si regjister, nderkohe vetem pankina per M’Vila. Ne te djathte Nagatomo eshte i destinuar te fitoje balotazhin me D’Ambrosio per te zevendesuar Jonathan. Ne fund, ne sulm, duhet te jete Osvaldo dhe Icardi, me Palacio te gatshem ne pankine per tu futur me pas per debutimin e tij sezonal.

Kundershtaret – Barazimi 1-1 me Cagliarin nuk mashtron: Sassuolo eshte treguar menjehere nje skuader me e gatshme dhe shume me te pjekur ne krahasim me ate humbje te nje viti me pare kur pesonte 7 gola nga Milito dhe shoket. Di Francesco eshte rinisur me modulin i tij, nje 4-3-3 trashegimi logjike e mesimeve zemaniane ne kohet e Romes. Do te mungojne Manfredini, Pegolo dhe Chibsah; jane rekuperuar Vrsalkjo dhe Taider. Do te jete jashte dhe i skualifikkuari Cannavaro.

Rreziqet – Tridenti verdhezi eshte i frikshem. Zaza dhe Berardi kane fituar kopertinat e gazetave pikerisht keto dite me golat e shenuar me Kombetaret respektive te kaltra, dhe nuk duhet harruar Sansone, nje qe me fanellen e Parmes i ka shenuar zikalterve. Mbi ta zikaltrit duhet te tregojne nje perqendrim maksimal. Duhet te niset nga pankina Taider.

Ku te godasim – Vitin e kaluar mbrojtja e Sassuolo ishte nga me te dobetat e kampionatit, por kete vit Di Francesco duket se ka formuar nje repart mbrapa me disa ndryshime taktike, per te qene ne gjendje per te mbajtur skuadren me ngushte dhe me pak te lire, ne mnyere per te mos ia lene fatit linjen e trete. Duke thene kete, eshte e qarte qe niveli teknik i sulmuesve zikalter mund te beje diferencen, si me kombinimet e shpejta, ashtu dhe me topat ne zone.

Syte mbi… – Hernanes. Profeti dhe Kovacic kthehen te luajne si mesfushore te brendshem, jo si ne Torino si trekuartiste. Role ne te cilen ato ndihen me te rehatshem dhe atehere sot Mazzarri pret nje paraqitje vendimtare nga te dy. Braziliani, vecanerisht, duhet te jape vazhdimesine e pjeses se dyte ne Torino.

Formacionet e mundshme:

INTER (3-5-2): Handanovic; Andreolli, Ranocchia, Juan Jesus; Nagatomo, Hernanes, Medel, Kovacic, Dodò; Osvaldo, Icardi.
Pankina: Carrizo, Berni, Campagnaro, Mbaye, D’Ambrosio, Krhin, M’Vila, Kuzmanovic, Obi, Guarin, Palacio.
Trajner: Mazzarri.
Te skualifikuar: Vidic (1).
Nuk jane ne dispozicion: Jonathan.

SASSUOLO (4-3-3): Consigli; Gazzola, Antei, Ariaudo, Peluso; Biondini, Magnanelli, Missiroli; Berardi, Zaza, Sansone.
Pankina: Pomini, Polito, Acerbi, Terranova, Vrsaljko, Longhi, Bianco, Brighi, Taider, Floro Flores, Floccari, Pavoletti.
Trajner: Di Francesco.
Te skualifikuar: Cannavaro (2).
Nuk jane ne dispozicion: Pegolo, Manfredini.

ARBITRI: Calvarese.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.