Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,983 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shqyrtim: Inter-Torino – Probleme ne mbrojtje dhe bollek perpara…

Shqyrtim: Inter-Torino – Probleme ne mbrojtje dhe bollek perpara…
Bujar Berishaj

Inter i papermbajtshem ne merkato dhe Inter i ri ne fushe qe lufton per te shkurtuar diferencen e pikeve nga vendi i trete. Keto jane dy fytyrat e Interit, qe sot pret Torinon e Venturas ne San Siro.

TAKTIKA – Mancini vazhdon rrugen e tij dhe konfirmon 4-2-3-1 pavaresisht mungeses se Medel qe privon mesfushen nga i vetmi filter i vertete. Keshtu ne vend te kilienit duhet te jete Kuzmanovic se bashku me njerin mes Guarin (favorit) dhe Hernanes. Prapa kthehet Ranocchia qe duhet ta nis para Andreollit. Me mungesat e Jonathan, Campagnaro dhe Nagatomo, mbrojtesit e krahut do te jete D’Ambrosio e Dodo. Bollek ne sulm. Kovacic se bashku me Palacion duken te sigurte ta nisin nga fillimi, ashtu si Icardi. Mbetet balotazhi mes dy blerjeve te reja me Podolskin ne avantazh ndaj Shaqirit (ky i fundit nuk ka 90 minuta ne kembe ka thene Mancini ne konference).

KUNDERSHTARI – Ventura rekuperon Maksimovic, Darmian e Bovo keshtu mund te luaj pa shume probleme me 3-5-2. Do te mungoj Bruno Peres i skualifikuar, ashtu si Barreto e Basha. Ne mes hapesire per Benassin, ish-zikalter, me i preferuar ndaj Vives. Gazzi para mbrojtjes per nje mesfushe me muskuj. Granata nuk humb prej 6 ndeshjeve: 4 fitore e 2 barazime qe nga humbja ne derby kunder Juves.

RREZIQET – Zikalterit duhet t’i kushtojne vemendje te vecante Quagliarellas, qe eshte kthyer tek goli nje jave me pare dhe gjithmone mace e zeze e Inter. Ne krahun e tij do te jete njeri mes Maxi Lopez dhe Martinez. Per tu evituar edhe futjet e Farnerud, dhe mbi te gjitha ato te Glik (polaku eshte golashenuesi me i mire i Toros me 5 gola ashtu si Quagliarella).

KU TE GODITET – Mbrojtja granata e vuan shume shpejtesine e kundershtareve dhe eshte vene re me nje qartesi te evidentuar ne ndeshjet e fundit. Ne vecanti, ne Kupen e Italise kunder Lazio shpejtesia e Keita e ka vene ne veshtiresi te madhe mbrojtjen e Venturas, Duke luajtur ne ritme te larta, me rekuperime te menjehershme dhe duke synuar shpesh shenuesit direkt, mund te jete karta fituese per zikalterit.

SYTE MBI… – D’Ambrosio. Per ish-kapitenin granata, ndeshja kunder Torinos nuk eshte kurre nje ndeshje e zakonshme. Me mungesen e Campagnaro do te kthehet te luaj ne te djathte, krah qe i jep mundesine te jap krosime me te mira dhe te shpejta, pa pasur nevoje per tu rifutur sic bente kur luante ne te majte. Paraqitjet ne rritje e siper te bejne te shpresosh dhe edhe kunder ish-shokeve te tij shtytja mund te behet percaktuese.

FORMACIONET E MUNDSHME:

INTER (4-2-3-1): Handanovic; D’Ambrosio, Ranocchia, Vidic, Dodo; Guarin, Kuzmanovic; Palacio, Kovacic, Podolski; Icardi.
Pankina: Carrizo, Berni, Andreolli. Donkor, Krhin, Obi, Hernanes, Shaqiri, Puscas, Bonazzoli.
Trajner: Mancini.
Te skualifikuar: Juan Jesus (2), Medel (1).
Jashte dispozicionit: Jonatha, Nagatomo, Campagnaro, Osvaldo.

TORINO (3-5-2): Padelli; Maksimovic, Glik, Moretti; Darmian, Benassi, Gazzi, Farnerud, Molinaro; Maxi Lopez, Quagliarella.
Pankina: Gillet, Castellazzi, Bovo, GastonSilva, Jansson, Masiello, vives, El Kaddouri, Martinez, Amauri.
Trajner: Ventura.
Te skualifikuar: Bruno Peres (1).
Jashte dispozicionit: Barreto, Basha.

ARBITER: Irrati.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.