Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,378 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shqyrtim Inter-Trapani – Syte te gjithe tek Kovacic. Do te jete nje kthese e arsyetuar

Shqyrtim Inter-Trapani – Syte te gjithe tek Kovacic. Do te jete nje kthese e arsyetuar
Andi Prifti

Raundi i katert i Kupes se Italise dhe luhet Inter-Trapani. Fituesi, do perballet me Udinese ne Friuli. Walter Mazzarri nuk do e nenvleresoje kundershtarin dhe keshtu qe kthesa ne formacion nuk do jete e ekzagjeruar. Edhe per arsyen qe duhet te jepet nje prove e forte nga skuadra pas ndeshjes me Sampdoria ne Giuseppe Meazza, e para nen pronesine Erick Thohir per klubin zikalter.

TAKTIKAT – Trajneri zikalter nuk do e ndryshoje vendosjen taktike dhe do perpiqet tu jape minuta atyre qe kane luajtur me pak. Moduli do jete 3-5-1-1, si gjithmone. E veshtire per tu kuptuar se kush do qendroje jashte, por mund te imagjinojme nje pankine fillestare me ata qe kane luajtur me shume ne kete fillim sezoni si Cambiasso, Alvarez dhe Palacio. Do te vije rasti qe nga minuta e pare per Mudingayi, Wallace, Andreolli, Carrizo, dhe mbi te gjitha, per Belfodil dhe Kovacic.

KUNDERSHTARET – Trapani i Roberto Boscaglia vjen nga nje sukses pas fitores kunder Virtus Lanciano ne kampionat. Do luajne me modulin 4-4-2, nje skeme e njohur qe nuk do ndryshoje edhe kunder Interit ne Meazza. Sinjale te keqija japin portieri i mire Nordi dhe gjeometrite e Ciaramitaro, qe ka kaluar dhe ne Serine A me bluzat e Parma dhe Palermo.

RREZIQET – Ylli eshte me siguri Mancosu, autor i 10 golave ne Serine B deri ne kete pike te sezoni, i dyti ne tabelen e golashenuesve dhe gjendet pas Tavano, i cili luan tek Empoli. AI eshte njeriu me shume qe ka trajneri. Dy zevendesit e tij mund te jene Djuric dhe Gambino. Mbrojtesit e Mazzarrit duhet te bejne kujdes nga shpejtesia e kombinimeve te tyre, qe ne kampionat kane rezultuar shpesh here te suksesshme.

KU DUHET GODITUR – Jo i pakalueshem edhe linja e mbrojtjes: ne Serine B, deri tani klubi ka pesuar 19 gola. Pagliarulo, Martinelli dhe Terlizzi shpesh nuk kane shpejtesine e duhur per te bere mbylljet e menjehershme te aksioneve. Edhe anesoret kane synimin per te dale perpara, edhe pse sonte ata do luajne pak me te terhequr se zakonisht.

SYTE TEK… – Kovacic. Sot ish-lojtari i Dinamos se Zagrebit do kete shansin e madh per te treguar vlerat e tij, ne nje ndeshje qe praktikisht ofron me pak pergjegjesi. Mazzarri bindet vetem ne fushe, dhe Kovacic ka sonte rastin ideal qe po e pret prej disa javesh.

formacioni i mundshem

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.