Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

235 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shqyrtim Inter-Udinese – Mazzarri rikthen Samuel, Juan Jesus dhe Nagatomon

Shqyrtim Inter-Udinese – Mazzarri rikthen Samuel, Juan Jesus dhe Nagatomon
Ardis
  • On 27/03/2014, 15:38

Mbas humbjes brenda ne shtepi kunder Atalantes, Interi ka rastin qe te futet ne rruge e nisur duke perfituar edhe nga humbja e Fiorentines dhe e Parmes dje ne mbremje. Por nderkohe do te perballet me nje Udinese te ringritur mbas fitores kunder Sassuolos dhe humbjes kunder Romes, te cilet keta te fundit kane vuajtur shume per te marre tre piket perballe Udineses ne shtepine e tyre.

TAKTIKAWalter Mazzarri nuk ndryshon modul, por interpreton. Ne krahasim me ndeshjen kunder bergamezeve, priten tre levizje te reja. Lajmet e fundit nga Appiano, thuhet se Samuel do te jete serish titullar, ashtu si dhe Juan Jesus qe kthehet nga skualifikimi. Sebashku me to, Ranocchia duket favorit ndaj Campagnaros dhe, mbi te gjitha Rolando, Per pjesen tjeter, rikthehet Nagatomo. Me pas, gjithcka e konfirmuar, me Hernanes-Guarin ne krah te Cambiassos, Jonathan ne te djathte dhe Icardi-Palacio dyshja e sulmit.

KUNDERSHTARETFrancesco Guidolini ka probleme te bollekut, nje situate e tille nuk ndodhte prej kohesh. Pervec te skualifikuarve Basta dhe Neuton, te gjithe ne dispozicion per transferten milaneze. Duke konsideruar tre ndeshjet brenda nje jave, nuk mund te perjashtohet nje gare midis Toto Di Natale dhe Muriel. Mund te lihen pushim edhe nje pjese tjeter te futbollisteve, edhe pse do te ishte shume e rrezikshme te ndryshosh kaq shume. Kthehet Gabriel Silva.

RREZIKU – Nuk eshte nevoja te thuhet, pak nga te gjitha. Udinese eshte nje skuader qe di te beje keq jo vetem sulmuesit, por edhe mesfushoret jane ne gjendje te shenojne gola. Kujdes te vecante per Di Natale: fiziku nuk eshte me ai i viteve me pare dhe kapiteni ka treguar se vuan shume kur ndeshjet jane afer njera-tjetres, gjithsesi ai mbetet rreziku numer nje.

KU DUHET TE GODASIN – Pavaresisht disave qe jane ne nivel te mire, linja e mbrojtjes e Guidolin nuk eshte konfirmuar ne lartesine sezoneve te kaluara. Shume jane golat e pesuar perballe nje situate taktike te mire studiuar nga nje trajner qe nuk i le asgje rastesise. Per sulmuesit zikalter nuk do te jete nje mbremje e lehte.

VEMENDJA MBI…Samuel. Mbase ka dale nga formacioni titullar fale Mazzarrit per shkak te rendimentit te larte te Ranocchias dhe per merita te specifikuara personale, The Wall sonte ka rastin e madh te kthehet e te tregoje nevojshmerine e tij ne loje. Kunder Atalantes, mbrojtja, paksa larg funksionimit optimal, ka treguar disa carje dhe atehere Walter Mazzarri vrapon te rregulloje dhe therret argjentinasin. Kunder Di Natales, do te jete nje sfide midis “vecchietti terribili” dhe Walter eshte nje nga ata qe di te luaje ne kete tip dueli.

FORMACIONI I MUNDSHEM:

Formacioni i mundshem Inter-Udinese

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.