Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

3,626 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shqyrtim Juventus-Inter – Rikthehemi ne modulin 3-5-1-1. Jashte Hernanes dhe Guarin, mbeshtetemi tek Palacio. Kovacic qe nga fillimi?

Shqyrtim Juventus-Inter – Rikthehemi ne modulin 3-5-1-1. Jashte Hernanes dhe Guarin, mbeshtetemi tek Palacio. Kovacic qe nga fillimi?
Ardis
  • On 02/02/2014, 10:43

Merkato mbaroi, tashme mendohet per futbollin e luajtur. Interi ka marre Hernanes dhe D`Ambrosion, duke hequr Pereira, Belfodil dhe, mbase, Ranocchia tek Galatasaray. Qendermbrojtesi gjithsesi eshte i grumbulluar, jo Guarin dhe as Profeti per probleme burokratike. Nuk jane nisur per ne Torino as Mariga dhe Wallace. Dhe keshtu, Mazzarri perpara ekipit ne krye te klasifikimit, rikthehet tek moduli antik.

TAKTIKA – Tekniku toskan do te zgjedhje me cdo mundesi modulin 3-5-1-1, me Alvarez mbrapa Palacios. Vetem pankine per Militon, serish per shkak te kushteve fizike, edhe Icardi. Ne mesfushe duke pare edhe mungesen e Cambiassos, mund te fuse Kovacic qe nga fillimi ne pozicionin e perpara mbrojtjes, me Kuzmanovic dhe Taider ne krah. Nje mundesi qe ka ndikuar edhe kundershtari: ne mes Juventus ka Pirlo si drejtues.

KUNDERSHTARET – Asgje per Osvaldon dhe asgje per Quagliarelen, ka ngelur jashte ashtu si dhe Buffon i skualifikuar. Cobte do ti besoje te perhershmeve, asnje perjashtim. Ne shtepi nuk njeh humbje, te gjitha suksese dhe asnje pike e humbur, 10 fitore nga 10 ndeshje.

RREZIKU – Tevez-Llorente eshte nje dyshe qe me kalimin e javeve sa vjen dhe po konsolidohen, por bardhezinjte, kane arme me shume ne cdo zone ne fushe ne gjende qe ti beje keq Interit. Manovrimet e Vidal, forca e Pogba, asistet e Pirlos, bastisjet e lojtareve te krahut: shkurt duhet perqendrimi maksimal qe ka munguar shpeshhere kete sezon.

KU DUHET TE GODASIM – Behet e veshtire te gjesh pika te dobeta ne formacionin e Conte. Sigurisht, mania per te kontrolluar ndeshjen i con bardhezinjte te dalin te zbuluar, edhe ne ndeshjen e fundit ne shtepi kunder Sampdorias, keto te meta te vogla jane te theksuara. Interi duhet te perfitoje ne 100% te cdo rasti qe mund te dale.

VEMENDJA MBI… – Kovacic. Me shume mundesi nje vend titullari per kroatin, duke pare edhe demtimin e Cambiasso dhe perjashtimet e perkohshme te Guarin dhe Hernanes, do te jete i mirepritur nga tifozet e besimit Inter. Ish lojtari i Dinamo te Zagrebit eshte provuar si regista (drejtues), keshtu qe mund te kete kohe dhe hapesire per geometritet e tij. Te marresh pike ne Juventus Stadium me nje performance pozitive do te ishte nje injeksion besimi jo indiferente per pjesen e mbetur te sezonit.

Formacioni i mundshem Juventus-Inter

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.