Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

453 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shqyrtim Livorno-Inter – Perseritje e pjeses se dyte kunder Udineses: 3-4-2-1 dhe Ricky.

Shqyrtim Livorno-Inter – Perseritje e pjeses se dyte kunder Udineses: 3-4-2-1 dhe Ricky.
Ardis
  • On 31/03/2014, 14:27

Nje tjeter rast per Interin, me kalendarin qe i ve ne dispozicion zikaltrit rastin e rradhes per tju afruar vendit te katert dhe te shkeputet nga skuadrat qe e ndjekin. Mbas ndaleses se Fiorentines dhe Parmes, ne fakt, zikalterve i behet thirrje te japin nje proe bindese, ne menyre qe te harrojne situaten e dy ndeshjeve ne shtepi kunder Atalantes dhe Udineses.

TAKTIKAWalter Mazzarri ndryshon. Duke lene menjane 3-5-2, ja dhe nje modul i paparashikueshem 3-4-2-1. Te pakten ne leter, sepse me pas numrat nuk thone asgje, por gjithcka do ti besohet interpretimit te ndeshjes nga ana e atyre qe do zbresin ne fushe. De facto, do te ripropozohet moduli qe te enjten e kaluar arrin te mbylle Udinesen ne gjysem mesfushen e saj per gjysem ore loje, por pa gjetur finalizimin fitues. Alvarez duhet te jete ne vendin e Guarin, ndersa Hernanes do te jete ne pozicion me mbrojtes ne krah te njerit prej te dyve Cambiassos ose Kuzmanovic. Ne krahun e majte, D`Ambrosio, mund te zevendesoje Nagatomon ne optiken e nje turnover-i normal dhe, per te njejten arsye, ne linjen e mbrojtjes so te qendroje jashte njeri nga Samuel ose Ranocchia, me Rolandon serish qe nga fillimi.

KUNDERSHTARET – Pa Rinaudon dhe me Codan te rekuperuar vetem per ne pankine, Domenico Di Carlo konfirmon Castellinin ne treshen e mbrojtjes. Rikthehet Emerson, ndersa Valentini fiton balotazhin me Ceccherinin. Ne mes, serish pankine per Duncan. Titullare zikaltrit ne huazim Bardi, Mbaye, Benassi dhe Belfodil, qe do te jete ne krah te Paulinho-s.

RREZIKUPaulinho, pikerisht ai, eshte arma me e rrezikshme e Di Carlos. Nje sulmues i kompletuar, qe ka arritur shume vone maturimin futbollistik, por qe ne kete sezon po merr shume kenaqesi. Kujdes edhe manovrimeve te Greco dhe Benassi dhe vemendje ndaj deshires per hakmarrje te Belfodil. Kujdes edhe ndaj Emerson: goditja e tij e fuqishme ka shpuar rrjeten e shume kolegeve te Handanovic.

KU DUHET TE GODASIN – Me 56 gola te pesuara, mbrojtja toskane eshte e dyta persa i perket golave te pesuar. Vetem Sassuolo eshte akoma me keq 61. Nje e dhene qe do te thote shume per pjesen difensive te amaranto-ve. Dhe rendimenti nuk eshte permisuar edhe me Di Carlon ne pankine. Edhe sot treshja e mbrojtjes do te rishikohet nga tekniku i shtepise, shenje se kombinimet e duhura jane akoma larg per tu gjetur. Nese Interi ben Interin, per tifozet e ‘Picchi-t’ nuk do te jete nje mbremje per tu mbajtur mend.

VEMENDJA MBI…Alvarez. Shanc per tu kthyer titullar per te, qe nuk luan qe nga minuta e pare qe nga transferta ne Olimpico kunder Romes. Me pas rikthimi i Hernanes dhe problemet fizike te shkaktuar kunder Argjentines i kane dhuruar Ricky-t pankinen. Futja qe nga minutat e para te pjeses se dyte kunder Udineses dhe per rrjedhoje ndryshimi i modulit, ne menyre evidente, e kane bindur Mazzarrin, qe tashme do te perserise eksperimentin. Alvarez do ta nise mbrapa Icardit, i spostuar ne te djathte per dy arsyeje: per te krijuar superioritet numerik me Jonathanin ose per te kerkuar zgjidhjen personale me te majten e tij. Lojrat e tij mund te bejne kapercimin e ekuilibrave te nje ndeshjeje qe parashikohet shume taktike.

FORMACIONET E MUNDSHME:

Formacionet e Mundshme Livorno-Inter

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.