Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

967 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shqyrtim Napoli-Inter – Mbrojtja me tre apo me kater? Ka nje balotazh, krahet deciziv.

Shqyrtim Napoli-Inter – Mbrojtja me tre apo me kater? Ka nje balotazh, krahet deciziv.
Ardis
  • On 15/12/2013, 12:08

Walter Mazzarri kthehet tek Napoli ‘i tij’ ne ndeshjen sotme, Interi kerkon te gjeje sigurine dhe vetbesimin mbas tre barazimesh te njepasnjeshme qe e kane zbhur pak rrugetimin deri me tani bindes te zikalterve. 3-3 me Parmen, ne vecanti, ka nevoje per reagim tge menjehershem, por nuk do te jete sigurisht e lehte te sjellesh ne transferte pike dhe bindje.

TAKTIKA – Tekniku zikalter ka lene te kuptohet se nuk eshte nje utopi te ndryshosh modulin, duke pare dhe potencialin sulmues te kundershtareve dhe shume elemente sulmues qe do te hedhe ne fushe Rafa Benitez, Per momentin, qendron ideja te mos ndryshohet. Pra, perpara me 3-5-1-1. Do te vendoset serish Guarin mbrapa Palacios, me Alvarez ne mes. Ne krahasim me ndeshjen e fundit, rifutet Taider, me Kovacic ne pankine serish pavaresisht se ishte me i miri ne fushe kunder emiliane-ve. I vetmi balotazh eshte Juan Jesus-Rolando, me Ranocchian me te sigurte per vendin ne mes te vijes se mbrojtjes. Kthehen te grumbulluar Kuzmanovic dhe Icardi.

KUNDERSHTARET – Ish-trajneri Benitez ka disa dyshime per formacionin, por ne fund duhet ti rekuperoje te gjithe qe jane ne medyshje. Reina, Behrami dhe Pandev, keshtu qe, rregullisht ne fushe nga minuta e pare moduli i zakonshem 4-2-3-1. Ne rast te nje demtimi, gati Rafael, Dzemaili e Mertens. Ne mbrojtje, me shume Britos sesa Fernandez. Armero favorit mbi Reveillere.

RREZIKU – Ne kete sezon, Inter ka vuajtur nga tridentet e kundershtareve. Ndodhi me Veronen, me Romen dhe, ne fund, me Parmen. Napoli mund te kete elemente te nivelit te larte teknik, i pari midis te gjitheve eshte Gonzalo Higuain. Vemendja ndaj krijimtarise se Insigne, qe do te perballet me nje tjeter ish-lojtar te dites, Hugo Campagnaro. Ne krahun tjeter, duhet pasur shume kujdes edhe nga Callejon. Per te mos u harruar Pandev, dhe sigurisht fuqia e gjuajtjes se Inler.

KU DUHET TE GODASIN – Formacioni i Benitez sulmon mire dhe me shume futbolliste, por, i hap rruge kundersulmit te kundershtarit. Mjafton te shikosh barazimin e fundit kunder Udinezes, ne te cilen futbollistet e Guidolin, pavaresisht shume sulmuesve, kane shenuar 3 here, duke shfrytezuar shpeshhere kundersulmet vrastare dhe shume mire te organizuara. Pra duhet pasur vemendja e madhe ne momentin e rekuperimit te topit dhe te behen zgjedhjet e duhura ne pasim dhe ne pjesen finalizuese.

VEMENDJA MBI… – Jonathan-Nagatomo. Mund te themi se rikthimi nga minuta e pare e japonezit eshte thelbesore per skemat e Mazzarrit. Ish-futbollisti i Cesenas ka ne menyre te qarte karakteristikat e vecanta qe i adaptohen kerkesave te teknikut toskan. Decizive do te jene edhe duelet ne krahe. Ne fazen e mosposedimit, dy zikalter duhet te ndepresin sulmet e kraheve dhe avancimet e Maggios dhe te Armeros; ne krahun e kundert, si Nagatomo ashtu edhe Jonathan duhet te kembengulin dhe te shoqerojne aksionin sulmues. Nese rendimenti i tyre do te jete ai i fillim sezonit, Interi me siguri ka shance te medha per te bere rezultat.

Formacioni i Mundshem Napoli-Inter

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.