Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

687 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shqyrtim Palermo-Inter: Kovacic drejt nje fanelle titullari. Belotti jashte?

Shqyrtim Palermo-Inter: Kovacic drejt nje fanelle titullari. Belotti jashte?
Bujar Berishaj

Tre pike per tu konfirmuar dhe dhe te enderrojme dicka me shume se nje kampionat dinjitoz. Inter arrin ne Barbera me nje mbrojtje bunker (akoma nuk ka pesuar gol ne ndeshjet zyrtare ne Serie A dhe Europa League) dhe me nje shpirt pozitiv pas ndeshjeve te para te sezonit. Nese barazimi 0-0 me Torinon i ka ardhur dikuj tek hundet, 7 golat me Sassuolon dhe suksesi ne Kiev kane kthyer besimin tek skuadra dhe ndergjegjesin.

TAKTIKA – Mazzarri nuk do te ndryshoj nga 3-5-2, duke rigjetur Vidic (i kthyer pas skualifikimit) dhe Jonathan. Ne krahasim me Dnipron, ne fushe kthehet Medel, Ranocchia dhe Osvaldo qe do te formoj tandemin me Icardin. Palacio, jo ne formen me te mire, do te nis perseri nga stoli. Shqetesimi me i madh lidhet me Kovacic. Goditja e marr nga Obi kete jave e kishte penguar ate qe te zbriste ne fushe kunder ukrainasve, por ndenja eshte qe ne Barbera kroati do te jete ne fushe. Ne rast se jo, Guarin, Kuzmanovic dhe M’Vila do te konkurrojne per nje vend titullari.

KUNDERSHTARI – Sicilianet e nisin me frena ne duar ne dy ndeshjet e para. Nje barazim ne debutim (1-1 me nje lojtar me shume ne fushe) dhe humbje me Veronan ne te henen e kaluar. Iachini, per disa eshte ne rrezik, por Zamparini e ka mohuar kete edhe ne rast te “5 humbjeve me radhe”. Mungojne Della Rocca, Maresca, Munoz dhe Gonzalez kurse Belotti duhet ta nis nga pankina. Tekniku i sicilianve do te nis me disa ndryshime: Bamba per Feddal dhe Lazaar per Daprela.

RREZIQET – I ndjekur gjate edhe nga Inter, Dybala eshte nje sulmues i shpejt dhe qe mund te demtoj zikalterit. Vazquez, eshte gdhendur ne menyre te befasishme ne nje rol te ri titullari pasi kishte shenuar vetem 5 gola ne sezonin e shkuar ne Serie B. Syte tek Barreto, qe jep nje dore me goditjet nga distanca, dhe futja e Rigoni, qe heret e kaluara ka ditur ti bej keq Interit.

KU TE GODASIM – Nese Palermo eshte vetem me nje pike, e meta eshte kryesisht e mbrojtjes se hutuar. Dy nga tre golat e pesuar kane ardhur nga kornerat kur mbrojtja ka qene e papregaditur (Goli i Gastaldellos dhe penalltia e Tonit). Nese Interi do te jete me pamje te njejte ashtu sikurse kunder Sassuolos, Sorrentinon e pret nje mbremje mjaft e komplikuar.

SYTE MBI – …Medel. Kileni tashme ka pushtuar te gjithe, teknik e tifoze. Performanca e tij kunder Sassuolos na bere te kuptojme se pse Mazzarri ka shtyre per ardhjen e tij. Duke pare prirjen sulmuese te skuadres, kileni, do kete detyren qe te balancoj strukturen e ekipit per te siguruar kompleksin qe ekipi te sulmoj pa rrezikuar shume. Te shohim nese eksperimenti do te funksionoj edhe jashte shtepise: ne rast te rezultatit pozitiv, Mazzarri tashme mund te kete gjetur alkimine fituese per Interin e ri.

Formacionet e mundshme:

PALERMO (3-5-2): Sorrentino; Andelkovic, Terzi, Bamba; Pisano, Bolzoni, Rigoni, Barreto, Lazaar; Vazquez, Dybala.
Pankina: Ujkani, Fulignati, Vitiello, Feddal, Morganella, Daprelà, Qaison, Chochev, Ngoyi, Belotti, Joao Silva, Makienok.
Trajner: Iachini.
Te skualifikuar: askush.
Te padisponueshem: Della Rocca, Munoz, Maresca, Gonzalez.

INTER (3-5-2): Handanovic; Ranocchia, Vidic, Juan Jesus; Jonathan, Hernanes, Medel, Kovacic, Dodò; Osvaldo, Icardi.
Pankina: Carrizo, Mbaye, Campagnaro, Andreolli, Nagatomo, D’Ambrosio, Krhin, M’Vila, Kuzmanovic, Obi, Guarin, Palacio.
Trajner: Mazzarri.
Te skualifikuar: askush.
Te padisponueshem: askush.

ARBITER: Valeri.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.