Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

504 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shqyrtim PARMA-INTER: Asnje rekuperim per Mazzarrin. Hernanes jashte? Atehere eshte Kuz…

Shqyrtim PARMA-INTER: Asnje rekuperim per Mazzarrin. Hernanes jashte? Atehere eshte Kuz…
Bujar Berishaj

Akoma nuk dihet nese Mazzarri kur ka krijuar listen e te grumbulluarve ka numeruar lojtaret ne dispozicion apo ata te lenduar. Kjo per shkakun qe numri i lojtarve te lenduar po rritet nga dita ne dite, dhe kunder Sampdorias jane shtuar edhe 2, Campagnaro e Hernanes. Me pak fjale, nuk eshte gjendja e duhur per te finalizuar kete tour de force.

TAKTIKA – Interi vjen nga dy fitore radhazi, te dyja te fituara me nga nje penallti ku Icardi ka qene decisiv. Ne Parma do te kerkohet vula e trete, ne shtepine e nje skuadre qe eshte ne krize. Problemi eshte qe Mazzarrit i mungojne 7 elemente (Jonathan, D’Ambrosio, Nagatomo, M’Vila, Guarin, Osvaldo dhe Campagnaro) dhe disa qe do te zbresin ne fushe nuk do te jene ne 100% si Kovacic, Obi dhe Palacio mbi te gjithe. Per tu verifikuar edhe Hernanes, per te cilin do te jete decisive nje prove, Kuzmanovic eshte gati qe te luaj nese braziliani nuk ia del.

KUNDERSHTARI – Por edhe Donadoni ne anen tjeter ka te bej me nje infermieri te mbushur. Do te jene jashte Cordaz, Paletta, Cassani, Jorquera, Bidaoui, Biabiany dhe Galloppa. Nuk eshtr gumbulluar as Belfodil te cilit shoqeria i ka dhene leje qe te vizitoj djalin e sapolindur. Pak dyshime mbi zgjedhjet: Lucarelli kthehet nga skualifikimi dhe ze nje vend titullari. Rispoli favorit per krahun e djathte kurse Coda duhet te formoj dyshen e sulmit me Cassanon. Shkohet drejt konfirmimit te 3-5-2.

RREZIQET – Pa dyshim Antonio Cassano eshte rreziku numer nje. Talenti dhe aftesia per ti vene bashklojtaret para portes do te jete aftesia ne te cilen do te bazohet Donadoni per sulmin. Edhe pse anesoret e tij jane pak ne gjendje qe te arrijne te godasin. Syte mbi gjeometrite e Lodit dhe kualitetin e te riut Mauri. Pa harruar nderprerjet, ku Lucarelli dhe Felipe behen te rrezikshem.

KU TE GODITET – Mbrojtja e Donadonit nuk ka qene aq e mire ne kete fillim sezoni. Tekniku deri tani ka deshtuar qe te mbuloj mungesat me peshe te Paletta dhe Cassani, me performancat e Lucarelli qe shpesh kane qene zhgenjyese. Filtrimi i pakte ne mes dhe repartet te pa-lidhura mes vete kane lejuar futjen e kundershtarve ne zonen verdhekalter. Sulmuesit zikalter duhet te shfrytzojne momentin delikat e te gjithe Parmas, ne veshtiresi kunder kundersulmeve te shpejta kunder elementeve te forte fizikisht.

SYTE MBI – …Palacio. Pas gabimeve neto Il Trenza eshte duke u rritur ne kondicion. Duke e thene tani do te ishte pak e pabese, por levizjet kunder Sampdorias kane qene te gjitha te shkelqyera. Ka munguar finalizimi ne fund, hapi i fundit per te gjetur Palacion e vertete. Ai qe i sherben shume Mazzarrit dhe Interit. Kush e di ndoshta Parma eshte viktima e tij e preferuar ne Itali, nuk do ta kthej ne lumturine e golit.

FORMACIONET E MUNDSHME:

PARMA (3-5-2): Mirante; Mendes, Felipe, Lucarelli; Rispoli, Acquah, Lodi, Mauri, De Ceglie; Cassano, Coda.
Pankina: Icaobucci, Coric, Costa, Santacroce, Ristovski, Gobbi, Lucas Souza, Mariga, Sarr, Ghezzal, Palladino, Jeraldino.
Trajner: Donadoni.
Te skualifikuar: Cordaz (1).
Jashte dispozicionit: Paletta, Cassani, Jorquera, Bidaoui, Pozzi, Biabiany, Galloppa, Belfodil.

INTER (3-5-2): Handanovic; Ranocchia, Vidic, Juan Jesus; Obi, Kuzmanovic, Medel, Kovacic, Dodò; Palacio, Icardi.
Pankina: Carrizo, Berni, Andreolli, Donkor, Mbaye, Krhin, Hernanes, Gnoukouri, Camara, Bonazzoli, Puscas.
Trajner: Mazzarri.
Te skualifikuar: asnje.
Jashte dispozicionit: Jonathan, D’Ambrosio, Nagatomo, M’Vila, Osvaldo, Guarin, Campagnaro.

ARBITER: Rizzoli.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.