Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

907 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shqyrtim Parma-Inter – Mazzarri nuk ndryshon: 3-5-2 dhe Kovacic nga minuta e pare

Shqyrtim Parma-Inter – Mazzarri nuk ndryshon: 3-5-2 dhe Kovacic nga minuta e pare
Ardi Deda

Pasi ka hasur veshtiresi ne shtepi dhe eshte kthyer te fitorja pikerisht ne sfiden me te veshtire, ate ne Genova, tani per Interin ja ku vjen nje tjeter shkemb i forte per tu kaluar, pengesa e dyte me nje fare rendesie pas ndeshje me Sampdorian dhe e para e tre ndeshjeve te zjarrta qe vijne me pas si Napoli-Milan-Lazio. Zikaltrit do te zbresin ne Tardini, nga nje fushe nga e cila rralle i kemi pare te dalin fitimtare (vetem 3 fitore ne 22 ndeshje te kampionatit!) dhe kunder nje kundershtari qe ka zhvilluar nje kampionat shume te mire.

Taktika – Mazzarri mbeshtetet tek sigurite e tij dhe nuk ndryshon asgje (ose pothuajse) ne krahasim me ndeshjen ne Marassi. I privuar nga Juan (sezon i mbyllur), Jonathan, Alvarez dhe i skualifikuari Ranocchia, trajneri nga San Vincenzo konfirmon formacionin 3-5-2 me Kovacic ne mesfushe. Cambiasso dhe Hernanes kompletojne repartin e medianos, me D’Ambrosio dhe Nagatomo nga krahet. Ne mbrojtje, Campagnaro titullar se bashku me Samuel dhe Rolando. Palacio-Icardi dyshja sulmuese. Akoma ne pankine Guarin.

Kundershtaret – Donadoni e di mire se Parma e tij ka shkuar pertej cdo parashikimi, duke siguruar shpetimin nga renia nga kategoria prej muajsh, dhe atehere tashme synohet Europa. Me cfare bindje? Kjo do te shihet sot ne Tardini. Natrisht, me shume se nje ndeshje direkte per Europa League sfida e sotme do te jete dhe nje perballje e rendesishme per te evituar vendin e gjashte qe do te thote nje raund eliminator me shume per Europa League. Konfirmohet 4-3-3 me Cassanon e rifutur, dhe ne stol do te jene Amauri dhe Schelotto. Pervec italo-argjentinasit dhe talentit nga Bari, tek Parma kemi dhe ish lojtare te tjere zikalter si Biabiany ne fushe dhe Gargano dhe Obi ne pankine.

Rreziqet – Shpejtesia e Biabiany dhe fantazia e Palladino. Por mbi te gjitha, kualiteti i Antonio Cassano. I rekuperuar in extremis, ish lojtari zikalter do te kete zemren e ndare, por mendjen e ka te perqendruar gjithe kohes per te bere te tijte qe te fitojne edhe pse nuk e ka harruar mosmarreveshjen me Mazzarrin i cili e donte larg Milanos. Kujdes dha ndaj gjuajtjeve te Parolo dhe depertimeve te nje skuadre, qe mund tu bej keq te gjitheve.

Ku te godasim – Mbrojtja e Donadoni eshte solide dhe mbeshtetet ne dyshen e kujdesshme te mbrojtesve qendrore Paletta-Lucarelli. Mbrojtjes i shtohen dhe te rigjeturit Cassani dhe Molinaro. Ndeshja e kaluar, megjithate, ka treguar qe Parma mund te vuaje menyren e te luajturit qe shprehin zikaltrit dhe lojen nga krahet.

Syte e drejtuar mbi… – D’Ambrosio. Ish kapiteni torinez duket ne rritje ne krahasim me daljet e tij te para. Te famshmet ‘kodet e lojes’ se Mazzarrit duhen asimiluar pak e nga pak per lojtaret e krahut, nga te cilet pretendon levizje te vecanta dhe ne Genova jane pare shkendija te D’Ambrosio ‘te vertete’. Sot lojtari do te gjendet perballe nje kundershtari jo te lehte sic eshte Molinaro dhe do te kete detyren te ndihmoje Campagnaro: duke u fituar duelet ne ate krah mund te rezultoje nje karte fituese per ndeshjen e Tardini.

FORMACIONI I MUNDSHEM:

Formacioni i Mundshem Parma-Inter copy copy

 

 

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.