Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

898 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shqyrtim Roma-Inter – Mazzarri, jane tre dyshimet: Hernanes, Cambiasso dhe Icardi

Shqyrtim Roma-Inter – Mazzarri, jane tre dyshimet: Hernanes, Cambiasso dhe Icardi
Ardi Deda

Ndeshje e madhe ne Olimpico midis Romes dhe Inter. Per fat te keq per tifozet e Interit, ne krahasim me ndeshjen e shkuar shume gjera kane shkuar keq, mjafton ti hedhesh nje sy klasifikimit. Por skuadra e Walter Mazzarrit eshte duke e marre veten pas nje periudhe te gjate erresire dhe mund te shohe ndeshjen e sotme me nje bindje me te madhe.

Taktika – Trajneri toskan nuk do te ndryshoje taktiken, dhe ne krahasim me ndeshjet e fundit, i vetmi ndryshim mund te jete ai i Icardit ne vend te Milito. Per pjesen e mbetur, gjithcka e konfirmuar: 3-5-2 i zakonshem, me Rolando te preferuar kundrejt Campagnaro dhe Kuzmanovic ne avantazh perballe Cambiasso. Dyshim per Hernanes: nese do te merreshin masa paraprake, atehere kemi hapesire per Ricky Alvarez. Parashikohet pankina e rradhes per D’Ambrosio.

Kundershtaret – I privuar nga sherbimet e disa lojtareve kryesore, Rudi Garcia buzeqesh per rekuperimet e Gervinho, Pjanic, Florenzi dhe Torosidis. Jashte Totti, Balzaretti, Maicon dhe Dodo. Ashtu si kolegu, edhe francezi nuk ndryshon qendrim taktik: 4-3-3 i testuar dhe trident i perbere nga Destro, Gervinho dhe Ljajic.

Rraziqet – Destro e ka ndeshkuar tashme ish-skuadren e tij, por eshte e gjithe Roma qe te frikeson. Eshte nje skuader qe po ben gjera ta medha ne kampionat dhe ne shtepi eshte e pamposhtur. Mazzarri do te duhet te beje hollesisht detyren e tij, sidomos ne fazen mbrojtese: ti leshosh metra lojtareve si Gervinho dhe Pjanic do te ishte fatale. Ndeshja e shkuar ne Meazza e kujton kete.

Ku te godasim – Interi nuk fiton ne kampionat ne Olimpico qe nga viti 2008, ku Ibrahimovic (dy gola), Obinna dhe Stankovic firmosnin fitoren 0-4. Ai ishte Interi i pare i José Mourinho, ndersa ky Inter rrezikon te jete i fundit me ndonje lojtar te mbetur nga Tripleta. Benatia-Castan prezantojne nje dyshe te padepertueshme, por as Torosidis as Romagnoli mund te konsiderohen ne nivelin e titullareve. Gjithashtu, Roma do te kerkoje fitoren me cdo kusht per te vene ne presion Juventusin, duke gjetur hapesira per kundersulme.

Syte mbi… – Icardi. Mberrin hera e pare e Mauritos si titullar me Interin? E mundshme. Kontributi i tij ne ndeshjet e fundit para syve te Walter Mazzarrit nuk priste gje tjeter vecse kushte fizike me te mira per ti dhene nje minutazh me te madh. Ne Olimpico, kunder Romes, Icardi me ne fund mund te abrese ne fushe nga fillimi dhe te shoqeroje Palacion, duke formuar ate dyshe argjentinase qe ishte shume premtuese ne vere.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.