Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,176 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shqyrtim: Roma-Inter – Palacio dhe Kovacic akoma ne krah. Osvaldo-Icardi…

Shqyrtim: Roma-Inter – Palacio dhe Kovacic akoma ne krah. Osvaldo-Icardi…
Bujar Berishaj

Sonte ndeshja e 3-te per Mancinin, kunder Romes qe pretendon scudetton perballe Juventus. Pas barazimit ne derby dhe suksesit ne Europa League zikalterit sonte duhet te fitojne pike edhe pse i pret nje ndeshje jashtezakonisht e veshtire. Ne nje ane nje Inter i entuziazmuar dhe me vendosmeri te ri-gjetur, ne nje ane Roma e uritur per te qene ne nje vije me Juventusin dhe e nje niveli superior. Por syte tek befasite.

TAKTIKA – Mancini e ka thene ne konferenc: Inter mbetet Inter. Tekniku mund t’i vendos lojtaret e tij me nje 4-5-1 te maskuar nga 4-3-3. Per te mbuluar te gjitha zonat ne fushe dhe per te kthyer soliditetin, ne fakt, si ne derby ashtu edhe Evrope, Mancio ka preferuar qe te vendos ne fushe nje Inter kompakt, ne menyre qe te mos zbulohet mbrojtja. Ja perse edhe ne Olimpico si Palacio ashtu edhe Kovacic do te zgjerohen ne krah, me Guarin, Medel dhe Kuzmanovic ne mediano. Kurse ne sulm Osvaldo eshte favorit mbi Icardin pas paraqitjes se mire te enjten te kurorezuar edhe me nje gol. Ne mbrojtje, duke pare mungesat e Nagatomo dhe Jonathan, do te jete Campagnaro ne te djathte te mbrojtjes. Akoma jashte Vidic, keshtu qe ne qender Ranocchia-Juan Jesus.

KUNDERSHTARET – Garcia rekuperon Maicon dhe Yanga-Mbiwa, por veshtire se te dy do e nisin si titullar. Ne mungese te Torosidis, duhet te jete Florenzi ai qe do te luaj ne te djathte te mbrojtjes, me Manloas e Astori ne qender dhe Holebas ne te majte. Asnje dyshim ne mesfushe, kurse ne sulm Totti e Ljajic jane ne avantazh ne krahasim me Destro dhe Iturbe. Por, nese Maicon e nis nga fillimi atehere Florenzi do te kompletoj tridentin e sulmit se bashku me Tottin dhe Gervinhon.

RREZIQET – Roma ka dy vjet qe renditet e dyta ne kampionat dhe kjo le te kuptosh qe jane nje skuader e rrezikshme, sidomos pe rnje Inter ne faze ndertimi. Vitin e kaluar Mazzarri arriti te bllokoj lojen e Romes ne Olimpico fal vendosjes precize taktike, duke mbuluar burimet e lojes. Nuk eshte rastesi qe ai 0-0 ne Olimpico eshte nje nga paraqitjet me te mira te Interit mazzarrian. Mancini do te zgjedh 4-5-1 per te te iu kundervene cdo zone ne fushe me duele nje kunder nje. E pamundshme, ne fakt, vihen re nje ose dy elemente te rrezikshme: e gjithe Roma eshte per tu perballur me vemendje maksimale. Natyrisht, dinamika qe duhet evituar eshte qe nuk duhet lene hapesire ne kundersulme lojtareve si Gervinho, Ljajic ose Iturbe.

KU TE GODITET – Eshte e veshtire te gjesh defekte ne mbrojtjen e Garcia. Sigurisht, ne keto jave, eshte verejtur pak cektesi ne markim dhe mungesa e Castan e Maicon nuk kane ndihmuar per te konsoliduar nje repart qe ne vere ka humbur Benatia. Inter duhet te jete intelegjent, ne pritje te momentit per te goditur, de mbi te gjitha per te jete cinik ne rastet qe mund te jene te pakta. E veshtire qe nata e Olimpicos te jete zemergjere me zikalterit ne aspektin top-gol.

SYTE MBI… – Osvaldo. Pablo Daniel eshte kthyer. Pas nje nisje shume te mire sezoni, pastaj vjen lendimi, sulmuesi italo-argjetinas eshte kthyer me gol kunder Dnipro mund te jete fondamental per Mancinin. Duke lene golin menjeane, Osvaldo ka luajtur nje ndeshje shume te mire, si ne nivelin teknik ashtu edhe ne ate taktik. Edhe per kete gje, Mancini duhet te preferoje ate para Icardit, te pakten per tani. I perket atij te bej punen kryesore kunder mbrojtjes romake, me Palacio dhe Kovacic ne krah.

FORMACIONET E MUNDSHME:

ROMA (4-3-3): De Sanctis; Florenzi, Manolas, Astori, Holebas; Nainggolan, De Rossi, Pjanic; Gervinho, Totti, Ljajic.
Pankina: Lobont, Skorupski, Yanga-Mbiwa, Maicon, Somma, Cole, Emanuelson, Keita, Strootman, Iturbe, Paredes, Destro, Borriello.
Trajner: Garcia.
Te skualifikuar: askush.
Jashte dispozicionit: Castan, Torosidis, Balzaretti.

INTER (4-5-1): Handanovic; Campagnaro, Ranocchia, Juan Jesus, Dodò; Palacio, Guarin, Medel, Kuzmanovic, Kovacic; Osvaldo.
Pankina Carrizo, Berni, Andreolli, Donkor, D’Ambrosio, Mbaye, M’Vila, Krhin, Obi, Icardi, Bonazzoli.
Trajner: Mancini.
Te skualifikuar: askush.
Jashte dispozicionit: Jonathan, Nagatomo, Hernanes, Vidic.

ARBITER: Mazzoleni.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.