Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

990 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shqyrtim Torino-Inter: Medel gati per debutimin. Tani, kush mbetet jashte mes Osvaldo dhe Hernanes? Per Kovacic…

Shqyrtim Torino-Inter: Medel gati per debutimin. Tani, kush mbetet jashte mes Osvaldo dhe Hernanes? Per Kovacic…
Bujar Berishaj

Kjo eshte dita qe te gjithe e kane pritur: Inter debuton ne Serie A. Perball nje kundershtari te forte sic eshte Torino i Venturas, skuader e organizuar dhe kuptimplote, ashtu si tekniku granata. Nuk eshte je aterrim i lehte per ekipin zikalter ne rrugen e kampionatit te ri. Dhe ndoshta me mire keshtu: dalin ne pah defektet, te cilat mund te korrigjohen me kohe dhe jo vetem nga merkato.

TAKTIKA – Mazzarri ka punuar edhe mbi mbrojtjen me kater, por per momentin besimi mbetet tek linja me tre, e komanduar nga Vidic. Ne krahet e serbit, ne debutim jane Ranocchia dhe Juan Jesus. Ne krah, brazilianet Jonathan dhe Dodo, favorit mbi Nagatomon dhe D’Ambrosio. Ne mes te fushes WM duhet te mbeshtet ne fizikalitetin e M’Vila, me debutim e Medel qe ka shume gjasa te ndodh. Pastaj me Icardin dhe Kovacic te paluajtshem, njeri mes Hernanes dhe Osvaldo: duke konsideruar ndeshjen ne fushen jashte, Mazzarri mund te mbaj italo-argjentinasin ne pankine, edhe per mungese te alternativave (jashte eshte Palacio) ne rast nevoje. Me pak mundesi ka qe M’Vila te mbetet jashte dhe ne fushe te jene Hernanes dhe Osvaldo. Guarin nuk eshte i grumbulluar: pas tij eshte vene Valencia, nje largim eshte i mundshem.

KUNDERSHTARET – Torino eshte dobesuar nga largimi i Immobile dhe mungesa diplomatike e Cercit (edhe ai eshte ne largim e siper). Por ka ardhur Quagliarella nga Juve dhe shume te rinj nga jashte. Nje nga ata eshte Martinez, qe me shume mundesi do te jete titullar ne mungese te Barretos dhe Larrondo qe vetem sa eshte kthyer te stervitet me grupin. Per pjesen tjeter, Ventura do te mbeshtetet ne 3-5-2 , modul qe e perdor prej muajsh. Munges me peshe dhe ajo e Vives, qe po vuan nje skualifikim ne fund te sezonit te kaluar.

RREZIQET – Eshte e panevojshe te theksohet qe Quagliarella eshte njeriu qe duhet markuar. Esht enje lojtar qe ne karrieren e tij i ka bere shpesh keq Interit, keshtu qe mbrojtja zikalter duhet ta limitoj ate sa me shume qe te jete e mundur. Syte edhe mbi El Kaddourin dhe Nocerinon.

KU DUHET TE GODASIM – Bovo, Glik dhe Moretti paraqesin nje mbrojtje te rendesishme, edhe sepse luajne se bashku per nje vit dhe njohin njeri-tjetrin. Torino kryesisht mbeshtet ne posedim te topit, dhe vene ne veshtiresi kur jane ne kundersulme. Dhe pikerisht ne keto faza te lojes Inter mund te perfitoj, ne hapjet qe granata i le te pambikeqyrura. Ka rezultuar e sukseshme edhe vitin e kaluar ne 10 kunder 11…

SYTE MBI… – Kovacic. Per kroatin do te jete edhe nje prove, edhe nje test per tu kaluar. Pas performances kunder Stjarnan, shume kerkojne konfirmime nga Mateo, si nga pjesa e brendshme qe i pelqen atij, si nga roli i sulmuesit te dyte qe e ka bere te enjten. Kualiteti nuk diskutohet, tani pritet vazhdimesi, mbi te gjitha ne profilin taktik. Shpreson Mazzarri, shpresojne tifozet interist dhe shpreson edhe ai. Ka qene i zemeruar pas tripletes sepse “keto gola duhet te kishin ardhur me heret”, ka thene Kovacic. Sonte mund te vazhdoj te pendohet me butesi.

FORMACIONET E MUNDSHME: 

TORINO (3-5-2): Padelli; Bovo, Glik, Moretti; Darmian, Nocerino, Benassi, El Kaddouri, Molinaro; Quagliarella, Martinez.
Pankina: Gillet, Maksimovic, Jansson, Masiello, Gaston Silva, Vesovic, Gazzi, Sanchez Mino, Larrondo.
Trajner: Ventura.
Te skualifikuar: Vives (1).
Jashte dispozicionit: Barreto, Basha, Farnerud.

INTER (3-5-1-1): Handanovic; Ranocchia, Vidic, Juan Jesus; Jonathan, Medel, M’Vila, Hernanes, Dodò; Kovacic; Icardi.
Pankina: Carrizo, Berni, Andreolli, Campagnaro, D’Ambrosio, Nagatomo, Kuzmanovic, Obi, Krhin, Bonazzoli, Osvaldo.
Trajner: Mazzarri.
Te skualifikuar: asnje.
Jashte dispozicionit: Palacio, Donkor.

ARBITER: Doveri.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.