Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,513 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shqyrtim Udinese-Inter: Guarin si nje vit me pare? Dhe Mazzarri ngre ‘il Muro’.

Shqyrtim Udinese-Inter: Guarin si nje vit me pare? Dhe Mazzarri ngre ‘il Muro’.
Ardis
  • On 03/11/2013, 11:50

Nje vit me pare shperthimi ne Juventus Stadium, qe dukej se do te hapte skenare te pamenduara mbas nje fillim sezoni te komplikuar. Me pas e dime te gjithe sesi vajti fundi. Sot Interi shkon ne Udine, i vetedijshem per limitet e tij, por gjithashtu edhe i vetedijshem per potencialin e tij. Midis te grumbulluarve eshte edhe Zanetti, nderkohe nuk jane Milito, Chivu, Mariga, Campagnaro, Belfodil (i skualifikuar) dhe per me teper nuk eshte as Icardi.

TAKTIKA – Edhe per kete, Walter Mazzarri nuk do te eksperimentoje asgje. Soliditeti nuk mund te vihet ne rrezik, per kete arsye do te mbeshtetet tek nje aset me shume fizik se kualitativ. Per kete arsye, e zakonshmja 3-5-1-1 dhe Taider ne vend te Kovacic, qe akoma duhet te gjeje dimensionin e sakte ne nje Inter qe po rindertohet si taktikisht ashtu edhe ne identitet. Me shume mundesi konfirmimi i Samuel ne qender te mbrojtjes midis Rolandos dhe Juan Jesus. ‘Il muro’ do kthehet duke u ringritur perpara nje Handanovic te rekuperuar, por jo ne gjendjen e tij me te mire (zgjedhja per ta aktivizuar ne ndeshjen e sotme do te merret ne extremis: Carrizo eshte gati).

KUNDERSHTARET – E kunderta eshte humori i Francesco Guidolin, i cili po ri-gjen jave mbas jave Udinezen e tij. Nje fillim sezoni i veshtire, eleminimi nga Europa League dhe nje fizionomi per te gjetur. Nga pak si cdo vit, friulanet dalin nga kjo gjendje dhe arrijne te vene ne veshtiresi nje Rome te pandalshme.

RREZIKU – Dikush mund te thote se Di Natale do ta filloje nga pankina ndeshjen duke pare qe ka luajtur 3 ndeshje ne jave, por ne realitet thuhet se kapiteni bardhezi do te jete ne fushe qe ne fillim. Kujdes ate dhe Muriel, nje qe di ti beje keq Interit. Dhe per tu mos u nenvleresuar gjuajtja e fuqishme e Lazzarit.

KU TE GODASIM – Guidolinit do ti mungojne dy lojtare te rendesishem si Basta dhe Pinzi. Mbi te gjitha ‘mediano’ eshte nje element thelbesor ne ekuilibrat e skuadres, per me teper qe siguron aktivitet ne mesfushe. Mbrojtja, pra, eshte pak me shume e zbuluar: zikaltrit duhet te jene ne gjendje te shfrytezojne hapesirat qe do ti gjenden perballe dhe te mos perserisin gabimet e shumta.

SYTE MBI…Guarin. Mazzarri mund te vendose kolumbianin ne rolin e trekuartistit: dhe kjo eshte thirrja e fundit qe vjen nga Appiano. Ai duke suportuar Palacion dhe Alvarez i brendshem sebashku me Taider. Pavaresisht pozicionimit, te gjithe ne shtepine e Interit presin nje performance  te nivelit te larta nga ana e numrit 13, qe ne tre ndeshjet e fundit ka treguar nje maturim me te larte taktikisht. Nje vit me pare shpertheu gjate ndeshjes ne Juventus Stadium, duke vjedhur nje top ne mes te fushes dhe duke vendosur fitoren zikalter. Ndoshta ky Inter do te rifilloje pikerisht nga deshira dhe kualiteti i Fredy Guarin. Si 12 muaj me pare.

Formacionet e Mundshme Udinese-Inter

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.