Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,486 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shqyrtim Udinese-Inter – Milito qe nga minuta e pare mbas 11 muajsh. Me pas Samuel dhe Kovacic?

Shqyrtim Udinese-Inter – Milito qe nga minuta e pare mbas 11 muajsh. Me pas Samuel dhe Kovacic?
Ardis
  • On 09/01/2014, 14:26

Cerekfinalet te TIM Cup, nje ndeshje delikate ne Friuli: Udinese-Inter, kush fiton ecen perpara dhe do te perballet me shume mundesi me Milanin. Friulianet nuk jane ne forme te mire, qe vijne nga humbja e rradhes sezonale: nje humbje e rende brenda ne shtepi ndaj Hellas Verona 1-3. Nuk eshte shume mire Interi, qe ne Rome kunder Lazios eshte kthyer mbrapsht, duke mos shfrytezuar momentin e mire te derbyt te fituar perpara Krishtlindjeve.

TAKTIKA – Tekniku zikalter e di qe nuk duhet te gabojne, te pakten nese nuk duan qe te kthehen ne shtepi perpara kohe dhe te humbin te vetmin kompeticion ekstra-kampionat te vitit. Duke e marre si te mireqene se do te perdore modulin 3-5-1-1, Mazzarri do te zgjedhe shume ndryshime. Por jo shume. Nga Appiano Gentile vijne te dhena shume pak te qarta, por ndonje indikacion eshte. Me shume siguri qe do te luaje Guarin, qe eshte i skualifikuar per shkak te kartonave te verdhe ne kampionat (kunder Chievos te henen), me te qe nga minuta e pare do te rishikojme edhe Diego Militon, mbas nje cerek ore ne fund te ndeshjes ne Olimpico. Nje vend titullar do ti takoje edhe Campagnaros, Zanettit, Kovacic dhe mbase Samuel. Carrizo ne porte do te garantoje nje turn pushim per Handanovic. Per pjesen tjeter, Mazzarri duhet te kuptoje nese mund te luaje pa Cambiassion dhe ke te lere jashte midis Jonathan dhe Nagatomo. Grumbullimi i pare per Ruben Botta-n.

KUNDERSHTARET – Udinese e veshtire per ti marre pike e viteve te kaluara eshte nje krahasim shume i larget me ate aktualin. Por Francesco Guidolin i ka te gjithe ne dispozicion, si ata ne dyshim si Domizzi, si ate te rrethuar nga polemikat si Maicosuel. Per teknikun bardhezi parashikohet nje turnover i vogel: Coppa Italia duhet te jete nje menyre per te gjetur vetebesimin.

RREZIKU – Pas shpalljes se largimit nga futbolli ne fund te sezonit, i zhgenjyeri Toto Di Natale eshte i gatshem te drejtoje te tijet. Mbase jo per 90 minuta, por me shume mundesi nga fillimi. Mbrapa tij, ka shume mundesi te shikojme Maicosuel, duke pare edhe mungesen e Muriel. Por kujdes, sepse Guidolin mund te avancoje Bruno Fernandes dhe mos ti lere ne pushim Pereyran ose Allan. Midis te gjitheve, shume e qarte, rreziku numer nje qendron kapiteni.

KU DUHET TE GODASIMDomizzi ose jo Domizzi, mbrojtja bardhezi mbetet e panjohur. Rendimenti i Danilos pasqyron rendimentin e skuadres per kete sezon: fortese per dy vitet e fundit, qendermbrojtesi brazilian ka qene shpesh viktime e kalimeve boshe. Milito, Kovacic, Palacio, duhet te perfitojne nga momentet e konfuzionit te pergjithshem.

VEMENDJA MBI…Milito. Pa Icardin, te ndaluar prej pubalgjise, dhe me Belfodil ne ikje, Interi mbeshtetet ne rekuperimin total te Principe. Duhet ta nise si titullar, numri 22 zikalter ka te gjithe vemendjen mbi te tashme. Nuk ka nisur nje ndeshje zyrtare me bluzen zikalter qe nga ai 14 shkurti 2013 i mallkuar, kunder Cluj. Praktikisht, mbas 11 muajsh. Me nje Milito me shume, gjithcka do te ndryshonte, nga merkato deri tek objektivat. Udine do te jete nje prove deshmuese: ta kalonim do te thote shume. Por shume shume.

Formacioni i Mundshem Udinese-Inter

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.