Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

904 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shreve: “Interi, marke e mrekullueshme. Nuk do te jem administrator i deleguar, por…”

Shreve: “Interi, marke e mrekullueshme. Nuk do te jem administrator i deleguar, por…”
Xhorxh Gellci

Thomas Shreve, personi qe do te jete pergjegjes per bilancet zikalter ka qene sot ne zyrat e Interit, se bashku me Erick Thohir, ku kane patur nje sere takimesh. Ne dalje, Shreve ka folur me gazetaret:

Mund ti prezantoheni tifozeve te Interit?
“Kam jetuar ne Indonezi per 21 vjet dhe vij nga sektori financiar. Kam punuar ne banka internacionale dhe ne blerje te shoqerive te huaja.”

Kur e ke njohur Thohir?
“Ne realitet, jo menjehere. Kam punuar me shume me Rosan Roeslani ne shoqerine e tij dhe mbuloja rolin e Menaxherit te Projekteve (Project Manager) per blerjet e kompanise te tij.”

Cfare impresion u ka bere bota Inter?
“Mendoj qe Interi eshte nje shoqeri e organizuar ne menyre perfekte, nje marke dhe nje emer qe kane shume prestigj dhe konsiderate ne njerezit ketu ne Milano, dhe mendoj se kjo eshte gjeja me e rendesishme. Gjeja me e bukur dhe me eksituese eshte te jem pjese e gjithe kesaj.”

Kemi lexuar qe ju do te jeni administratori i deleguar i Interit (si Galliani tek Milan)…
“Jo, do te vazhdoj te jetoj ne Indonezi, por do te jem pjese e Keshillit te Administrimit.”

Pra, ju do te keni nje rol ne brendesi te shoqerise?
“Po, do te vij ne Milano shpesh.”

Cili do te jete objektivi i pare i Interit tani?
“Besoj qe eshte nje pyetje per zotin Thohir. Kjo eshte strategji.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.