Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

454 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shtate boshtet e Interit mazzarriana: nga personaliteti i Taider ne sfiden Guarin.

Shtate boshtet e Interit mazzarriana: nga personaliteti i Taider ne sfiden Guarin.
Ardis
  • On 23/09/2013, 15:32

Ne shtate ditet e fundit Interi ishte ne qender te vemendjes, por jo per shkak te fitores ne fushe. Nga ndeshja kunder Juventusit deri me sot levizjet e shoqerise zikalter (me gjithe rendesine e takimit parizien midis Moratti-t dhe Thohir) ka monopolizuar vemendjen e medias, duke u shkeputur plotesisht nga skuadra.

Eshte fakt se Mazzarri ka marre si trashegimi nga sezoni i kaluar nje Inter te dekurajuar, pa loje dhe ide, duke e transformuar ne ate qe sot duket me te vertete nje “makine lufte”. Lojtare te sigurte, te uritur dhe me kembe ne toke deri ne minuten e fundit. Shtate gola kesaj Sassuolo te bejne moral dhe duhen kuptuar permisimet ne shtepine zikalter. Kundershtari nuk eshte i nje niveli te larte por performanca qendron. Secila nga keto shtate qendra misheron dicka nga Interi i ri, mazzarriana me shume se kurre, dhe shume here me shpejt se dikush mund ta kishte imagjinuar.

Min.7: 1-0 Palacio. Nje gol i rendesishem per il Trenza, i 50-i ne Serie A. Interi mban topin, por kur kundersulmon ben perhere keq. Eshte tashme nje bosht, por mos te harrojme avancimet e Juan. Braziliani ishte gjate gjithe veres i kritikuar, por ne fillim te sezonit i mbyll gojen cdo kritikuesi. Duhet te vazhdoje ne kete rruge. Campagnaro i ka habitur te gjithe, por ish-lojtari i Internacional po rritet dhe nuk gabon nje gjuajtje.

Min.23: 2-0 Taider. Mazzarri i kerkon mesfushoreve te sakrifikohen dhe te luftojne ne cdo top, por edhe te futeni ne zone sa here eshte e mundur. Profili ideal eshte ai i algjerianit, nje miksim i te gjitha ketyre karakteristikave, dhe eshte i vitlindjes 92′ me personalit te madh. Eshte thelbesor per Interin e ri. Moratti mbas ndeshjes ka thene: “Kemi shpenzuar mire, me lojtaret e rinj qe jane kritikuar, por qe po shprehin talentin e tyre”. 5,5 milione € per gjysmen e kartonit ishin nje investim i kuptueshem, por po tregon se ja vlen ta blesh te gjithe kartonin.

Min.33: 3-0 Pucino autogol. Nje autogol nuk ka ndonje rendesi ne vetvete, por Interi vitin e kaluar pati fatin e keq ti ndodh e njejta gje. Fati favorizon guximtarin, thuhet, dhe zikaltrit vrapojne ne te gjithe topat, gjithmone duke e provuar gjithmone. Nuk eshte me nje ceshtje kur nje lojtar gabon, mbi te gjitha ne zone. Bravo Taider, serish, por eshte nje disipline kolektive. Dhe frytet po shikohen shume mire.

Min.53 – 4-0 Alvarez. Ne tre golat e pare levduam rritjen e Juan, ne kete poker golash kthehet ne mode (dhe do te jete gjate gjithe sezonit) kundersulmi. Ne momentin me te mire te Sassuolos, zikaltrit i shuajne, me 3 pasime vertikale, ambicjet e zigjelberve. Interi i Mazzarrit eshte e pameshirshme: Alvarez vazhdon rrugen e nisur mbas asist tek Palacio dhe shperblehet. Ne kundersulm zikalterit jane vdekjeprures, dhe varet shume nga rekuperimi i topit.

Min.64 – 5-0 Milito. Cdo gol ka kuptimin e tij, kjo ka dy. Eshte il Principe qe hyhn ne fushe dhe shenon mbas 7 muajsh demtim ne gju, por Alvarez ben dy finte te papara ne zone. Juan vjen i kritikuar per nje sesion stervitje verore, Ricky per dy vjet. Shume i kane thene se i beri gati valixhet. Tashme te gjithe e admirojne kete lojtar, i transformuar. Gjuajtjet i ka pasur perhere, tashme me i maturuar. Eshte ai qe sjell kualitet ne kete Inter.

Min.74: 6-0 Cambiasso. Cuchu eshte pikerisht ai nje nga elementet e Interit te ri. Forma fizike po vjen dalngadale por roli i qendres se mesfushes qe i eshte dhene nga trajneri po kryhet me sukses nga te mbijetuarit e fundit te Tripletes. Nje drejtues ne fushe per skuadren. Tregon qe nuk ka ardhur akoma momenti te dale nga ekipi. Do te ishte thelbesore qe gjate sezonit ta menaxhonin me mire. Ne kushtet e tij me te mira fizike eshte serish deciziv per ukuilibrat e skuadres.

Min.83 – 7-0 Milito. Rikthimi me nje gol eshte i bukur, por Milito dyfishon numrat dhe shkon ne maksimum. Ne te shtaten dhe te fundit asist vjen nga Guarin. Kolumbiani ka fuqine qe ta ndaje ne dysh ndeshjen, por shpesh gjendet i pergjumur gjate ndeshjes. Dje i ka dhene vazhdimesi dhe ka luftuar per cdo top, duke i fituar te gjitha duelet fale fizikut te fuqishem. Kjo eshte sfida e vertete e Mazzarrit. Tekniku e nxit ate gjate gjithe 90 minutave. Shume gjera per te rregulluar, por ai eshte shpresa e vertete e ambjentit zikalter. Ndeshja e djeshme tregoi se ja vlen te presesh per te.

Shume e justifikueshme euforia mbas nje ndeshje te tille. Ambjenti po rigjen entuziasmin e humbur dhe projekti po del ne pah me te vertete. Tashme vjen Fiorentina. Nuk duhet te mbivleresohen. Qe nga dita e sotme koken e ulur dhe pune. Dhe ne kete pjese Mazzarri eshte nje siguri.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.