
SHTYPI I DITES – “Icardi, ne vere pritet nje lufte ndermjet Real dhe PSG. Rafinha…”
Gazetat Italiane kete mengjes jane hapur me keto tituj per Interin.
E famshmja La Gazzetta dello Sport, ka nje foto te Icardit ne faqe te pare dhe shkruan: “Icardi i deshperuar. Nga njera ane nuk po rekuperohet dot shpejt nga demtimi dhe nga tjetra sirenat e PSG dhe Real.”
E perditshmja tjeter italiane, Corriere dello Sport shkruan per zikalterit ne faqen e pare te saj: “Ankand per Icardin. Real dhe PSG ne rresht te pare por kujdes nga Mourinho. Interi e inatosur…”.
Ndersa gazeta torineze, Tuttosport ka nje titull te pergjithshem qe ka te beje edhe me Interin: “Nga Chiesa tek Berardi dhe Politano. Skuadrat e medha ndjekin me kujdes talentet.”
Te gjitha lajmet ne kete artikull, do te publikohen gjate dites ne inter.al.