Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,493 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shtypi italian: Thohir-Inter, po vjen fundi. Prenotohet noteri dhe ngrihet oferta.

Shtypi italian: Thohir-Inter, po vjen fundi. Prenotohet noteri dhe ngrihet oferta.
Xhorxh Gellci

Erick Thohir ben nje hap tjeter drejt blerjes te shumices te aksioneve te Interit, qe per shume do te thote blerja e 75% te paketes aksionare te klubit zikalter. Shtypi italian eshte i bindur: brenda javes gjithcka do te percaktohet. Pastaj do te vije zyrtarizimi, ndoshta do te duhet te presim disa dite, por ky eshte thelbi. Dhe vijne detaje te tjera shume te rendesishme.

Sic raporton Gazzetta dello Sport, te gjitha pengesat jane kaluar dhe tratativa eshte ne fazen finale. “Klubi zikalter ne fakt ka prenotuar per te diel 28 korrik, noterin Giuseppe Calafiori per nje akt shitjeje te aksioneve ose ceshtje relative me te. Mund te behet fjale vetem per dicka paraprake, por megjithate eshte nje tjeter episod drejt perfundimit te ceshtjes. Nje tjeter episod mund te regjistrohet mes te martes dhe te merkures ne Londer, ku eshte ne agjende nje takim mes grupeve legale dhe financiare qe prej muajsh kujdesen per interesat e paleve. Studioja noterike qe permendem me siper eshte ajo e Severini-Ricci-Calafiori, e cila ndodhe dy hapa larg zyrave te Interit. Ndersa nje ze qe duhet verifikuar me shume, flet per nje shifer prej 380 milion: do te thote qe manjati indonezian ka rritjen e ofertes qe pritej nga Moratti kur ka filluar diskutimi i shitjes te shumices menjehere.” keto jane fjalet e Gazzetta dello Sport, sipas te ciles brenda pak oresh, Interi do te kaloje ne dore te Thohir, edhe pse Moratti dhe familja e tij do te ngelen protagoniste.

Ndersa sipas Corriere dello Sport, per komunikaten zyrtare do te duhen te percaktohen edhe disa detaje te tjera, si ai qe i perket garancive bankare qe njerezit e Thohir duhet ti japin Morattit, me shume mundesi ne takimin e Londres. Megjithate eshte thjesht administrim normal i transaksioneve shume te medha.

Corriere shkon me tej, dhe flet per nje takim ne Londer mes Thohir dhe Leonardo. Thohir ka telefonuar Leon, i cili, pas lamtumires tek PSG, eshte i terhequr nga mundesia per tu kthyer tek Inter si drejtues. Nje Inter i rinovuar, jo vetem tek lojtaret. Leo deshiron te kthehet dhe raportet me Morattin jane te shkelqyer, pavaresisht lamtumires te papritur. Moratti eshte informuar per kete, dhe nuk kundershton aspak, perkundrazi. 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.