Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,152 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte shume i ashper i dergon nje mesazh Marottes: “Jam shume i lumtur, por nje si Sanchez une dua ta kem…”

Conte shume i ashper i dergon nje mesazh Marottes: “Jam shume i lumtur, por nje si Sanchez une dua ta kem…”
Inter Club Staff

Antonio Conte, tekniku i Interit ka folur ne konferencen per shtyp menjehere pas ndeshjes se zikalterve kunder Brescias.

Keto kane qene fjalet e tij: “Turnover? Te luash ne menyre kaq te shpeshte, eshte e pamundur qe te mos besh ndryshime ndeshje pas ndeshje.”

“Nuk nderroj ide, te gjithe e dine se cfare duhet te bejne dhe tani duhet te mesohemi. Shoh pergjigje te mira ne fushen e lojes.”

“Kam ne dispozicion djem qe kane nje zemer te madhe, kurajo dhe shume motivim. Jam krenar dhe i lumtur qe po punoj me keta djem.”

“Nuk bej kurre emra, por Borja Valero meriton nje duartrokitje.”

“Eshte gjendur gjithmone i gatshem edhe pse une nuk e perdora kurre ne fillim. Sot ka bere nje ndeshje te mrekullueshme.”

Cfare pret nga Sanchez?

“Pres qe te vazhdoje te permiresohet, nuk e kemi pasur kurre kete sezon. Kemi bere nje sezon te vetem me Lukakun dhe Lautaron ne sulm.”

“Ndonjehere shihet gota gjysme bosh, por asnje nuk e konsideron se ne gjithe sezonin kemi qene vetem me dy sulmues plus Esposito qe ka prespektive.”

“Por Esposito luante dhe nuk luante tek Primavera, sepse ishte nje lojtar shume i ri edhe per kete kategori.”

“Te kesh Sanchez ne nje gjendje te mire, eshte dicka shume e mire. Tani mund te beje akoma me mire ama.”

“Jam i qete, sepse e shoh qe merr vendimet e duhura ne fushe. Me Parmen na ka dhene nje shtyse te forte.”

“Duhet te vazhdoje keshtu, jam i lumtur per te.”

“A do te kete akoma hapsire? Deri me tani i ka luajtur te gjitha ndeshjet ndersa me pare nuk e kam pasur ne dispozicion.”

“Nese ke lojtare te tille, mund ti japesh hapsiren e tyre: me vjen te qesh kur dergjoj keto traplliqe.”

Sanchez deri tek Getafe?

“Keto jane probleme qe duhet te zgjidhen nga klubet. Tani e kemi, eshte rikthyer ne nivele dhe do te me pelqente ta kisha deri ne fund te sezonit.”

“Por nuk mund te hy ne diskutime qe nuk me perkasin. Une thjesht nje si Sanchez dua ta kem deri ne fund te sezonit, jo vetem deri ne fund te Serie A.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.