Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

883 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shume kercenime nga tifozet! Orsato i shqetesuar: “Femijet e mi jane shume te frikesuar sepse…”

Shume kercenime nga tifozet! Orsato i shqetesuar: “Femijet e mi jane shume te frikesuar sepse…”
Inter Club Staff

Moment jo shume i thjeshte per arbitrin Daniele Orsato, protagonist negativisht i Inter-Juventus, ndeshje e cila virtualisht i ka dhuruar kampionatin Juventusit dhe ka larguar shume Interin ne garen per Champions League. 

Ne kete ndeshje, Daniele Orsato katranosi gjithcka me vendimet e tij shume te dyshimta ne favor te Juventusit dhe ne dem te Interit.

Vendimet e Orsatos te kujtonin famekeqin Byron Moreno, arbitrin meksikan te boterorit se Japonise dhe Korese se Jugut, qe ne nje ndeshje te ketyre te fundit me Italine ndikoi totalisht ne eleminimin e Italise me vendimet e tij. Vetem shume vite me pas ai u shpall fajtor per disa ndeshje te trukuara.

Por le te rikthehemi tek Orsato.

Duket se arbitri italian po paguan pasojat e veprimeve te tij sepse ka shume tifoze te merzitur per ate qe perjetuan gjate ndeshjes.

Sipas asaj qe tregon e perditshmja Corriere Veneto, Orsato eshte rikthyer ne shtepine e tij (ne Recoaro Terme) ku ka mare shume kercenime dhe tani ka shume frike per familjen e tij.

E kontaktuar nga gazeta toskane, gruaja e arbitrit italian ka thene:

“Nuk dua te leshoj asnje deklarate, nuk dua te them asgje. Frike? A nuk e shikon se ne cfare vendi dhe me cfare njerezish jetojme?”

I njejti Orsato me pas ka folur per gjendjen psiqike te femijeve  te tij: “Jane shume te axhituar dhe nuk deshiroj te shqetesohen. Nuk e shikoni se cfare po ndodh?”

Nese Orsato do te shqetesohej kaq shume per femijet e tij sa po thote pas asaj qe beri, mbase te shtunen duhet ti kishte bere ata krenar me vendimet e duhura dhe jo ti vinte ne kete pozicion ku ata ndihen te kercenuar.

Askush qe ben punen e tij drejt dhe me ndershmeri nuk ndihet kurre i kercenuar pa shkak.

Por ku i dihet, mbase Daniele Orsato te shtunen ‘ka bere thjesht punen e tij’, Juventusin e dergoi drejt fitores e keshtu edhe kete muaj rrogen do e marre pa problem.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags