Shume ndryshime per Mancion: formacioni i mundshem…
Me lojtaret e grumbulluar, duket me se te qarta zgjedhjet e Mancinit per ndeshjen e neserme kunder Dnipro.
Tekniku italian ka njoftuar per nje rotacion ne menyre qe ta njoh me mire skuadren ne dispozicion dhe per kete arsye formacioni anti-Dnipro duhet te kete gjashte ndryshime nga ai i derbyt.
Hernanes duhet te jete ne vend te Kovacic pas shpines se Osvaldos qe do te zevendesoj Icardin ne sulm. Ne mbrojtje hapesire per Andreollin kurse ne mesfushe Medel duhet te marr vendin e Kuzmanovic, me kete te fundit qe do te bej nje ngjitje ne te majte te mesfushes, Guarin ne te djathte dhe Obi ne pankine.
Mundesi edhe per Hugo Campagnaro qe eshte ne balotazh me Nagatomo dhe Dodo ne rolin e mbrojtesit te krahut, me brazilianin me pak favorit ne krahasim me dy te tjeret.
Inter (4-3-1-2): Carrizo; Campagnaro, Andreolli, Juan Jesus, Nagatomo; Guarin, Medel, Kuzmanovic; Hernanes; Osvaldo, Palacio.