Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | January 20, 2021

Scroll to top

Top

596 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Si eshte mardhenia Spalletti-Cancelo? Portugezi…

Si eshte mardhenia Spalletti-Cancelo? Portugezi…
Inter Club Staff

Mund te themi pa problem se ceshtja Spalleti-Cancelo (nuk dihet mire nese mund ta quajme vertete nje ceshtje), ka qene lajm i javes ne ambjentin zikalter. 

Cfare ndodhi? Gjithcka lindi pas ndeshjes me Napolin ku portugezi deklaroi se i pelqente te luante me shume ne krahun e djathte se sa ne te majtin.

Kjo ishte deklarata e tij ne ‘Zona Mista’ pas ndeshjes:

“Une preferoj te luaj ne te djathte, por jam ne dispozicion te tranjerit. Nuk ka problem. Keshtu mbase arrihet te krijohet ndonje problem me shume per kundershtaret. Perisic dhe Candreva jane dy lojtare te medhenj perpara, por un preferoj anen e djathte sepse kemba ime e preferuar eshte e djathta.”

Por, Spallettit nuk i pelqyen aspak keto deklarata te Cancelos (nuk eshte hera e pare qe e ka thene), dhe tekniku italian deklaroi pas fjaleve te portugezit ne transmetim live:

“Une i nderrova dy lojtaret e krahut sepse Cancelo, nese nuk ben mire ne krahun e tij, ka ate tendencen per ti dhene fajin pozicionit ku luan: nese e ve ne te djathte, thote se duhet te luante ne te majte dhe e kunderta. E bejne te gjithe por ai qahet me shume se te tjeret. Gjithesesi, per te gjithe ata qe se kane kuptuar, une i nderrova lojtaret e krahut per ti dhene me shume liri Cancelos ne lojen ne krah sepse ai eshte shume i rendesishem per ne.”

Por si eshte raporti i tyre sot?

Ne fillim, raporti Cancelo-Spalletti ka qene miqesor, por disa pakenaqesi te portugezit ne fillim per minutazhin e paket por edhe per pozicionin e fushen e lojes (ne ndeshjen me Sassuolon), kane sjelle qe mardhenia ndermjet tyre te ftohet pak.

Related image

Madje per ta ndeshkuar, Spalletti per motive disiplinare, ne ndeshjen ndaj Crotones e uli ne stol dhe e perjashtoi nga njembedhjeteshja titullare.

Por qe atehere, Cancelo ka luajtur mire dhe sa here ka pasur rastin, ka falenderuar tranjerin e tij Spalletti qe e ka bere ta kuptoje me shume futbollin italian dhe qe i ka besuar nje bluze titullari.

Eshte e sigurt qe pa Spallettin, per Cancelon do te ishte shume me e veshtire Serie A dhe portugezi e di kete gje.

Deklaratat e Spallettit te dielen nuk do i pelqenin asnje lojtari, por kane pasur per qellim ‘nje terheqje veshi’ per lojtarin qe per gjera te caktuara te mos ankohet ne publik.

Gjithesesi, sipas mediave ne itali, mardhenia e tyre eshte shume e mire dhe nese Interi deri me tani ka si synim dhe objektvi qe ta paguaje 35 milione euro per blerjen e tij ne vere, kjo vjen nga deshira e Spallettit per ta pasur me cdo kusht vitin tjeter sepse e quan mbrojtesin e djathte me te mire ne Itali.

Joao Cancelo eshte nje titullar i padiskutueshem sot tek Interi, dhe Spalletti nuk ka ndermend te heqe dore prej tij si dhe lojtari deshiron te shpaguaje besimin e dhene.

Fjalet kane pak rendesi dhe fusha eshte ajo qe vlen ne kete moment kaq delikat te sezonit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.