630 views

Silvestre blihet plotesisht. Do ta pranoje Parmen?
Sot Matias Silvestre eshte blere plotesisht nga Interi dhe ne kete moment eshte 100% nje lojtar zikalter. Nje vit me pare, ka ardhur nga Palermo ne huazim me te drejte blerje, qe ‘moralisht’ mund te quhej nje detyrim blerjeje. Shoqeria zikalter e ka respektuar marreveshjen e arritur me Zamparinin edhe pse sezoni i fundit nuk ishte nga me te miret.
Tani mund te perfundoje tek Parma ne kuadrin e operacionit Belfodil. Vete lojtari nuk eshte shume i bindur per kete, por agjentet e tij po mundohen ta bindin, po ashtu si drejtuesit verdheblu. Do te pranoje? Ne cdo rast, sipas Sky Sport, operacioni Belfodil do te perfundohet pavaresisht vendimit te Silvestre.