Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

877 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Simone Inzaghi shtang gazetaret: “E thjeshte te thoni sot qe Interi eshte favorite. E mbani mend kur…”

Simone Inzaghi shtang gazetaret: “E thjeshte te thoni sot qe Interi eshte favorite. E mbani mend kur…”
Inter Club Staff

Edhe nje fitore tjeter per Interin e Simone Inzaghit qe ka mundur keshtu Torinon dhe vazhdon rrugen e saj drejt luftes Scudetto.

Nderkohe, ky ka qene komenti i pare i Inzaghit pas ndeshjes per Dazn:

“Kemi bere nje ndeshje te rendesishme, jemi treguar te zotet qe ta pergatisnim sa me mire te ishte e mundur.”

“E dinim qe ata benin presing te larte, te forte, por ne kemi rrezikuar pak ose aspak. Na ka munguar nje gol tjeter ne pjesen e pare.”

“Ne pjesen e dyte kemi bere me mire, por jemi te lumtur per menyren se si po e mbyllim kete vit kampionatin.”

“Tani duhet te rekuperojme energji fizike dhe mentale perpara se te rifillojme.”

Mendonit se do te arrinit ne kete pike si sot?

“Ka pasur shprese te madhe tek une, por pas pesembedhjete ditesh une kisha njohur grupin dhe burrat ne kete skuader dhe kam pritur qe te kisha rezultate. Eshte nje pune e bere mire.”

“Normale qe sot te gjithe dilni e thoni se Interi eshte favorite dhe eshte nje makineri lufte, por nuk ju mbaj mend keshtu ne vere.”

“Mbaj mend qe thonit te tjera gjera… Djemte jane treguar shume te zotet, per ne duhet te jete nje stimul me shume ky pozicion qe kemi.”

Sa ndihmon te stervisesh kampionet e Italise?

“Patjeter qe shume, pastaj klubi eshte treguar shume e zonja qe te gjendet gati kur duhej te behej dicka edhe ne merkato.”

“Kemi humbur lojtare te rendesishem dhe funksional per lojen time por kemi perfituar nga shanset qe kemi pasur dhe kemi gjetur lojtare qe na benin pune.”

“Pastaj cdo tranjer dhe cdo staf ka menyrat e veta qe punon pertej modulit te lojes.”

Sot nuk ishte e thjeshte… Skuadra ka qene gjithmone ne menaxhim te lojes dicka qe me pare nuk ka ndodhur… Cfare mendon?

“E ke thene mire, kemi rrezikuar shume pak per te mos thene asgje. Fitoret dhe momentet ndihmojne, e dime shume mire momentin qe po kalojme, skuadra eshte vendosur shume mire ne fushe.”

Sa ka ndryshuar perceptimi i skuadres tende?

“Pertej vendit te pare dhe fitoret radhazi une kisha besim edhe me pare sepse skuadra ka qene gjithmone mire ne fushe, edhe kur nuk kemi bere rezultatet qe donim.”

“Kerkoja te kuptoja me shume dhe skuadra gjithashtu, por kisha besim te skuadra dhe stafi.”

“Kishte nje distance me vendin e pare dhe tani normal qe jemi te lumtur qe ndodhemi ketu. Por rruga eshte e gjate, nuk kemi fituar asgje.”

“Per momentin le te shijojme kete moment te bukur por mund te them se qe ne fillim ka pasur besim te kjo skuader.”

“I kam thene djemve te mi te mrekullueshem qe ne nje muaj e gjysem kemi permbysur gjitchka: kemi marre distancen ne disfavor dhe e kemi kthyer ne favor.”

A pret ndonje dhurate?

“Dhurate poshte pemes do te jete dhurata qe do i bej vetes: te qendroj me familjen time sepse per fat te mire jemi te privilegjuar dhe ndonje here harrojme njerezit tane te dashur qe jane gjeja me e rendesishme.”

Do te jene dy muaj te veshtire per Interi ne Serie A dhe Champions. Inter duhet te ndjeke cdo gje me kujdes?

“Mendoj se duhet te shohim veten tone dhe rrugetimin tone. Torino ka ardhur ketu per te luajtur nje ndeshje me kurajo.Cdo ndeshje mund te jete po kaq e rrezikshme.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.