Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

501 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Simone Inzaghi zbulon gjithcka pas ndeshjes: “Ja pse e gjuajti Dimarco penalltine ndaj Atalantes. Te mbetet…”

Simone Inzaghi zbulon gjithcka pas ndeshjes: “Ja pse e gjuajti Dimarco penalltine ndaj Atalantes. Te mbetet…”
Inter Club Staff

Menjehere pas barazimit me Atalanten, Simone Inzaghi ka komentuar per DAZN ate qe ndodhi ne 90 minutat e Meazzas.

Keto kane qene fjalet e tranjerit menjehere pas ndeshjes:

Si shkoi?

“Ka qene nje ndeshje shume emocionuese. Tifozet me te vertete qe do te jene zbavitur nga keto emocione.”

“Mbetet shija e hidhur pas asaj pjese te dyte qe kemi bere. Kemi merituar dicka me shume pa i hequr asgje ndeshjes se mire te Atalantes.”

“Sikur u shperbeme pak pas penalltise se humbur, por ne 20 minutat e pjeses se pare dhe ne te gjithe pjesen e dyte eshte pare nje Inter shume i mire kunder nje skuadre te forte.”

Ndryshimet kesaj radhe kane rinuar Interin: sa e veshtire eshte te besh zgjedhje?

“Duhet qe te vazhdojne te gjithe te sterviten fort, keshtu. Edhe Sanchez ka hyre shume mire sot sa per ta theksuar.”

Ndeshje e nje niveli te larte, prej Champions. Ndryshime te rendesishme, sidomos Dimarco dhe Vecino…

“Vecino ka bere shume mire, po ashtu edhe Dumfreis dhe Sanchez… Po rriten shume.”

“Nuk harroj edhe D’Ambrosion dhe Gagliardinin qe kane pasur probleme po per mua edhe ata jane te rendesishem. Kemi nevoje per te gjithe duke pare kalendarin qe kemi dhe ritmet.”

Vendimi qe Dimarco te gjuaje penalltine i kujt ka qene?

“Po, vendimi qe Dimarco te gjuaje ka qene i imi. Kete mengjes kam provuar edhe Calhanogli dhe Lautaron, por ata nuk ishin me ne fushe keshtu qe vendosa per ate.”

“Pastaj kishim edhe Perisic. Por me vjen keq sepse Dimarco ka bere nje fillim sezoni teper te bukur dhe do e kishte merituar golin e fitores ne San Siro.”

“Jam i lumtur sepse kam pare nje skuader qe ka luftuar shume nga fillimi ne fund.”

Sulmoni me gjashte lojtare. Punohet qe te kete me shume vazhdimesi gjate 90 minutave?

“Boh, jane 20 ne pjesen e pare dhe 50 ne te dyten… Te mos harrojme qe Atalanta eshte nje kundershtar i nje niveli te larte. E pranojme rezultatin, por kemi merituar dicka me shume.

Barella ende ne rritje…

“Tashme ai luan prej vitesh keshtu, nuk me habit. Mesfushor modern, i kompletuar, qe duhet te vazhdoje te punoje keshtu.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.