Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,387 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Simoni: “Kam folur me Simeone: ai mezi pret te behet trajner i Inter. Pioli mund te jap vazhdimesi, Icardi…”.

Simoni: “Kam folur me Simeone: ai mezi pret te behet trajner i Inter. Pioli mund te jap vazhdimesi, Icardi…”.
  • On 23/11/2016, 20:06

Ish trajneri i Inter, Luigi Simoni ka folur per Radio Calcio 24:

Ka ndryshuar Pioli dicka?
“Kam pare ndeshjen, mund te them se ka bere mjaftueshem. Ishin ne veshtiresi pasi gjithmon kur ndryshon trajneri ndodh dicka e tille, por ndeshja me Milan them se shkoj mire, skuadra luajti bukur dhe dominoj lojen. Ne krahasim me ndeshjet e tjera, pas me shume zemer, vetem Icardi nuk mundi te shkelqente. Piolin e njohim te gjithe, eshte njeri prej nesh, italian ndersa De Boer fliste per loje te bukur e kohe, por nuk u pa asgje. Gjeja me e rendesishme eshte rezultati”.

8 pike e ndajne Interin nga vendi i trete, jane shume?
“Sipas meje jane. Por sipas meje pervec Juves asnje nga skuadrat e tjera nuk ka dhen vazhdimesi keshtu qe nese Inter impenjohet…”.

Ju keni stervitur Simeonen. Zerat qe thon se mund te rikthehet te Inter, jane te verteta? Eshte e drejt te ndryshohet perseri trajneri ne fund te ketij sezoni?
“Besoj se gjithcka do varet nga puna qe do bej Pioli. Skuadra eshte ne moment te veshtire, nese ben mire athere do vazhdohet me ate. Qe Simeone deshiron te stervis Interin kete e di personalisht, por nuk e di nese kan patur kontakte”.

Nga ajo qe ju dini, mund te rikthehet Simeone?
“Sigurishte, kete e di mire. Kam folur me te dhe ai ma ka then shume qarte: MEZI PRES TE VIJ NE MILANO PER TE STERVITUR INTERIN. Nese do jete vendi bosh ai do vinte vullnetarishte. Une e shoh shume mire tek Inter, eshte i Interit. Kur e mendoj lojtar, qe athere ishte edhe trajner. Ne Catania nuk beri shume mire por sistemi i lojes se tij do pershtatej shume mire ketu”.

Cmund te thoni per autobiografine e Icardi?
“Besoj se ishte nje gabim. Nuk e di perse e shkruajti ate liber, por eshte edhe gabimi i Inter. Me vjen keq qe foli ashtu per tifozet e Inter. Per mua Interi eshte kujtimi me i bukur”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.