Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

765 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SKANDAL: Luis Suarez ka fallcifikuar provimin per pasaporten italiane: ka dore edhe Juventusi?

SKANDAL: Luis Suarez ka fallcifikuar provimin per pasaporten italiane: ka dore edhe Juventusi?
Inter Club Staff

Marrja e nenshtetesise italiane nga ana e Luis Suarez me sa duket eshte arritur me ane te mashtrimit.

Kjo eshte ajo qe ka dale ne pah nga nje hetim i Guardia di Finanza e Prokurise se Perugias.

Me sa duket, ata kane marre te gjithe dokumentacionin e nevojshem ne univestietin e qytetit ne Umbria duke sekuestruar edhe prova materiale.

Nga hetimet e bera ka dale ne pah se provimi i italishtes se sulmuesit te Barcelones me kombesi urugajane eshte arritur duke mashtruar.

Keshtu, eshte rene dakort qe me pare per pyetjet qe ai do te kishte ne provim dhe ai i ka mesuar ato permendesh perpara provimit.

“nga aktiviteti investigativ”, nenvizon nje dokument zyrtar i prokurorise dhe qe eshte firmosur nga Raffaele Cantone (prokuror), “ka rezultuar se te gjitha pyetjet e provimit jane rene dakort qe me pare.”

“Keshtu, lojtari i ka pasur pyetjet qe me pare per tu pergatitur duke mashtruar keshtu ne provim.”

“Ai me sa duket nuk i ka aspak njohurite e duhura ne italisht per te marre pasaporten italiane.”

Sipas disa mediave ne itali, gjithcka me lart eshte bere per te pershpejtuar kalimin e tij tek Juventusi, por qe me pas eshte terhequr nga gara per te me shume mundesi pasi ka marre vesh se kjo ceshtje ishte ne hetim e siper. Se nga jane lajmeruar per kete, nuk dihet ende.

Nderkohe, kane dale ne pah edhe disa pergjime nga kjo ceshtje te cilat jane perkthyer ne shqip nga faqja “Gafat e arbitrave” ne facebook:

PERGJIMET E PROVIMIT TE SUAREZIT:

Nisin hetimet nga prokuroria italiane!

– Nuk duhet te ngele. Duhet te kaloje sepse merr 10 milione euro ne vit dhe nuk mund ta prishim kete pune sepse nuk ka B1.

– Ia kemi mesuar mire provimin dhe po pirpiqet qe ta mesoje permendesh. Vetem se ka disa probleme me foljet.

– Nese do ta “digjni” do te na bejne atentat.

– Frika ime eshte se mos i bejne 2 pyetje gazetaret dhe aty mund te bllokohet.

– Me thiaj ti cfare note t’i ve dhe mbaroi.

– Veri te gjitha 3 dhe jemi ne rregull!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.