Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,452 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SKANDAKLOZE! Ja si Juventusi ka mashtruar me demtimin e Mandzukic: FOTO dhe VIDEO!

SKANDAKLOZE! Ja si Juventusi ka mashtruar me demtimin e Mandzukic: FOTO dhe VIDEO!
Bujar Berishaj

Nese menduat qe mashtrimet rreth Inter-Juventus kishin marre fund, atehere gaboheni rende.

Ato padrejtesi qe nisen ne Meazza nga Orsato, pa harruar pastaj bisedimet e Allegrit me Tagliaventon ne zonen e intervistave ku thonin se Orsato kishte bere pune te mire dhe ndeshja shkoj mire, duket se do te vazhdojne me dicka tjeter qe kete here ka ndodhur jashte fushes.

Behet fjale per nje manipulim te opinionit publik dhe sportdashes nga ana e Juventusit ne menyre zyrtare rreth lendimit dhe gjendjes fizike te kroatit Mario Mandzukic.

Gjithcka nis me nje postim te klubit bardhezi ne sajtin zyrtar te tyre ku nder tjera thuhet se: “…per shkak te lendmit te rende ne kaviljen e djathte, si pasoje e duelit te pesuar ne ndeshjen e djeshme (fjala eshte per te shtunen dhe duelin me Vecinon), Mario Mandzukic i eshte nenshtruar nje intervenimi kirurgjik ku jane aplikuar dhjete qepje…”. Foto me poshte eshte ajo qe Juve ka komunikuar permes sajtit te tyre.

Ne foton me larte komunikata zyrtare e Juves…

Por, nese shohim imazhet dhe videot nga ndeshja atehere e verteta eshte shume ndryshe. E verteta eshte se ai demtim ne kavilje nuk u shkaktua ne asnje moment nga Vecino dhe se ai demtim tashme kishte ndodhur me heret dhe ishte mjekuar, duket qarte.

Lendimi ne kavilje per te cilin Juve pretendon se eshte shkaktuar nga Vecino ne duelin per mesfushorin e Interit perfundoj me te kuq ne fund eshte vetem nje shpikje. “Por, si?” do te pyesni ju, ja se si. Ne foton me poshte eshte demtimi per te cilin flet Juve, duke pretenduar se u shkaktua nga Vecino.

Ne foton me larte eshte lendimi te cilin Juve prentendon se e ka shkaktuar Vecino…

Por plaga e cila u shkaktua nga Vecino eshte nje tjeter, shume me vogel sesa ajo qe pretendohet. E kete nuk e themi ne, por e thote teknologjia. E thone pamjet e ndryshme me foto e video. Dhe vetem dikush qe deshiron t’i mbyll syte e te mos shoh te verteten do rreshtohet nga ana e se keqes.

Ne foton me poshte, eshte e pasqyruar plaga e cila u shkaktua nga Vecino. Matias per asnje moment nuk kishte kontakt me kaviljen por vetem me pjesen me larte te kembes, sic shihet edhe ne imazhet e ndryshme.

Aty ku eshte e drejtuar shigjeta eshte plaga e vertete qe u shkaktua nga Vecino…

Per te provuar kete ka edhe pamje tjera qe e vertetojne kete. Ato pamje qe do te shihni ne vazhdim do te ju bejne te kuptoni se nderhyrja e Vecinos kishte komplet pasoja tjera nga ajo qe thote Juventus…

Foto qe deshmon qe nderhyrja e Vecinos nuk ishte ne kavilje…

E per te konfirmuar kete, fatkeqsisht per Juven, jane pamjet e vet lojtarit te tyre. Pas lendimit Mandzukic u cua ne kembe dhe po largohej nga fusha. Ai uli corapen dhe aty shihet me te vertete plaga e shkaktuar nga Vecino, qe nuk eshte ajo e kaviljes.

Foto me poshte e deshmon kete serish…

Foto me larte e deshmon lendimin e vertete te Mandzukic…
E ne fund, per te konfirmuar te gjithe kete, eshte nje foto e kapur gjate ndeshjes (shih me poshte). Aty shihet edhe plaga qe u shkaktua nga Vecino edhe plaga ne kavilje. E ketu qendron edhe manipulimi. Sepse po te shohesh foton me kujdes do e kuptosh qe ajo plage ne kavilje ekzistonte, kete e verteton fakti se ajo tashme eshte e mjekuar dhe ka edhe nje fashe.

Plaga me larte, e shkaktuar nga Vecino, eshte me e fresket kurse ajo ne kavilje shihet qarte se tashme ishte mjekuar. Dhe ne rastin se ajo plage eshte qepur dhe pastaj eshte hapur atehere Juventusi duhet te kerkoj fajtorin ne shtepine e vet. Mund t’i japim nje ndihme: stafi mjekesor dhe Allegri qe kane bere lojtarin te luaj.

Kjo foto me larte tregon se demtini ne kavilje tashme ekzistonte dhe ishte mjekuar, kurse ai me larte eshte demtimi i vertete qe u shkaktua nga Vecino. Fasha mbi kavilje e verteton kete. Juventus ben mire qe te pakten te mos peshtyj mbi lojtaret e vet, por duket se per ta me te vertete fitorja eshte e vetmja gje qe ka rendesi. Se si arrihet nuk ju intereson aspak.

Dhe me kete nuk po diskutohet vendimi i Orsatos mbi kartonin e kuq. Po diskutohet nje manipulim i opinionit publik, nje prostitucion intelektual qe akoma vazhdon te veproj ne Itali.

Por, edhe ne rastin qe Juventus do te kishte te drejte, eshte e cuditshme se si nje lojtar mund te lejohet te luaj per 50 minuta te tjere me nje plage te tille, ose ndoshta mund te ndodh vetem ne rastin kur ajo plage eshte kuruar shume me heret dhe nuk eshte se ka ndodhur me te vertete aty ne duelin me Vecinon.

E nese keni akoma dyshime, ndoshta duke menduar qe kemi marre vetem imazhet qe na pershtaten, ju ftojme te ndiqni rastin e nderhyrjes ne levizje, pra me video. Edhe ne video, pas lendimit Mandzukic nuk mban kaviljen, por pjesen me larte. Per me shume ndiqni pamjet.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.