Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

778 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Skriniar, a je njerezor? Sllovaku me shifra te frikshme ndaj Napolit

Skriniar, a je njerezor? Sllovaku me shifra te frikshme ndaj Napolit
Inter Club Staff

E kush do ta kishte menduar se Skriniar do te ishte nje bast i fituar ne fillim kur erdhi si nje lojtar i panjohur i Sampdorias dhe hasi jo pak paragjykim nga radhet e tifozeve por edhe nga mediat ne itali.

Qe te gjithe pyesnin veten se cfare kishte pare Interi tek djaloshi qe vendosi te shpenzoje me shume se 20 milione euro per te.

Shumica do e kene mare pergjigjen tashme pas paraqitjeve te sllovakut ne fushe deri me tani.

Image may contain: one or more people, people playing sports and outdoor

Sot ndaj Napolit, Milan Skriniar edhe nje here tjeter ka qene nder me te miret ne fushe. Gjithmone i perqendruar dhe makthi i futbollistave te Napolit te cilet deshtuan ne te gjitha heret qe deshironin te driblonin perpara tij.

Skriniar po tregon se di te luaje mjaft mire me topin dhe jo vetem te mbrojne. Eshte ai lojtari qe tashme ben lidhjen ndermjet mbrojtjes dhe mesfushes por shpesh here jep topa te gjate per shoket ne sulm.

Ajo e ra me shume ne sy sot ishte aftesia e tij ne duelet tek per tek me lojtarete e Napolit  ne te cilat Skriniar nuk humbi asnje.

Statistikat e Skriniar jane me te vertete te frikshme:

Topa te prekur: 69.

Gjuajtje: Nje (shtylle me koke).

Pasime: 47.

Pasime te sakta: 91%.

Tackles: 6/8.

Topa te rekuperuar 11.

Dyluftime te fituara: 8/8.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.