Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

673 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Skriniar: “Bayern dhe Barca jane interesuar per mua por ja kush eshte deshira ime. Vlera qe kam ne merkato…”

Skriniar: “Bayern dhe Barca jane interesuar per mua por ja kush eshte deshira ime. Vlera qe kam ne merkato…”
Inter Club Staff

Ai ka qene zbulimi me i madh i sezonit te kaluar per Interin ku tek zikalterit erdhi si nje mbrojtes i panjohur nga Sampdoria. 

Po flasim per Milan Skriniar qe sapo hodhin kemben ne Milano u pa me skepticizem nga te gjithe ekspertet e futbollit ne itali neper media por edhe nga vete tifozet.

Gjithesesi u deshen shume pak ndeshje qe Milan Skriniar te tregonte se nga cfare ‘brumi’ ishte i perbere.

Ai shume shpejt u be titullar i padiskutueshem i Interit, beri ndeshje pas ndeshje te nje niveli teper te larte dhe nuk humbi asnje minut ne sezonin qe lam pas.

Sllovaku zikalter, 23 vjec tashme dhe mbrojtes i hekurt i mbrojtjes zikalter, ka qene mik ne shtepine e youtuberit te njohur sllovak, Sajfa.

Nder shume shakate qe ata kane bere me njeri tjetrin, golave me PlayStation, thashethemeve ndermjet shokeve, eshte folur edhe per temen me ne ze tek Interi: merkaton.

Mbrojtesi i Interit nuk duhet te kete dyshime dhe eshte shprehur pak a shume si ne cdo interviste tjeter.

Ja fjalet e Milan Skriniar te sjella per tifozet zikalter nga FcInterNews.it:

“Me kerkon Barcelona dhe Bayern Munich? E di. E kam lexuar edhe une.”

“Por ne kete moment nuk kam asnje deshire dhe qellim per tu larguar nga Interi, edhe pse ne futbollin e sotem nuk ka siguri. Por une i kam idete e qarta.”

“Lajmet ne internet per interesin e dy skuadrave me lart nuk ishin false, por nuk ka pasur ndonje dialog zyrtar sepse deshira ime dihet tashme.”

Nderkohe Skriniar i pergjigjet edhe pyetjes se sa vlen ne merkato:

“Vlera ime? Boh, nuk e di. Mendoj se i vlej 70 milione euro.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.