Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

368 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Skriniar: “Boll: kombetarja dicka tjeter e Interi dicka tjeter. Ajo qe dua te them tani eshte qe jam…”

Skriniar: “Boll: kombetarja dicka tjeter e Interi dicka tjeter. Ajo qe dua te them tani eshte qe jam…”
Inter Club Staff

Ka bere jo pak buje ceshtja e Milan Skriniar ne Kombetaren Sllovake ku ai bashke me gjashte  shoke te skuadres kishin lene grumbullimin e kombetares per te shkuar ne nje feste ne nje disko, ngjarje qe me pas ka detyruar tranjerin e Sllovakise te jape doreheqjen. 

Por Milan Skriniar dje ne darke ka folur per mediat dhe eshte pare i perqendruar tek derbi dhe nuk ka preferuar te flase per kombetaren.

Ja fjalet e tij dje:

Cfare duhet per te fituar? 

“Eshte e rendesishme te mos lejojme Higuain te mos shenoje. Por jo vetem ate, te gjithe sulmuesat e Milanit. Ai eshte nje sulmues i madh, mbase nder me te miret ne Itali, por nese nuk shenon dhe dikush tjeter e ben, per ne eshte e njejta gje.”

“Prandaj duhet  qe te perpiqemi te mos pesojme gol. Duhet ta fitojme kete ndeshje.”

Por tek derbit e kaluar Skriniar ka nje kujtim te mire:

“Eshte e rendesisjme per mua qe nuk kam humbur akoma nje derbi. Ai i pari sidomos ka qene fantastik.  Kemi fituar 3-2 me nje gol ne minuten e  95 me Mauron qe ka shenuar nje triplete. Ka qene dicka e madhe per ne dhe e bukur per tifozet.”

“Heren e dyte mbaroi 0-0. Ky eshte derbi i trete ne Serie A dhe dua ta fitoj. Duhet te tregojme se jemi me te mire, duhet te japim gjithcka.”

“Jemi te bindur qe jemi me te forte se vitin e kaluar. Por do e shohim ne fushe tani. Aty shihet kush eshte me i mire, jo me fjale.”

Te rriten piket e diferences me Milanin?

“Nuk na intereson aspak kjo, jemi te interesuar per Interin dhe ku do te perfundojme ne. Duam te perfundojme aty, ne kater te parat perseri dhe per ata nuk na intereson se ku renditen. Sapo jemi rikthyer nga kombetaret kemi filluar menjehere te perqendrohemi ne derbi. Jemi te gjithe bashke perseri, te bashkuar, jemi te perqendruar dhe te impenjuar per te fituar derbin. Eshte e rendesishme qe te vazhdojme te fitojme.”

Problemet ne kombetare?

“Ajo qe ka ndodhur me kombetaren mbetet ne kombetare sepse kombetarja eshte nje gje dhe Interi dicka tjeter. ”

Duhet vazhdueshmeri?

“Duhet me te vertete qe te ecim perpara dhe ti japim vlere 6 fitoreve radhazi. Duam qe te ngjitemi sa me  lart, sigurisht tek kater te parat pa e diskutuar. Por mendoj se mund te arrijme edhe me lart. Pak e nga pak, te shohim…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.