Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

249 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Skriniar, cfare deklarate: “Inter nuk fiton asgje prej 10 vitesh: ajo qe dua me shume tani eshte…”

Skriniar, cfare deklarate: “Inter nuk fiton asgje prej 10 vitesh: ajo qe dua me shume tani eshte…”
Inter Club Staff

Fituesi per te dytin sezon radhazi i cmimit lojtari me i mire sllovak i vitit ne Sllovaki, Milan Skriniar ka dhene nje interviste jo te shkurter per Pravda.

Me poshte mund te lexoni intervisten e plote ne shqip te murit zikalter, qe ka treguar edhe emocionet e tij.

A e prisje kete trofe?

“Mendoja se mund te arrija te vendet e para, e dija se viti im i fundit nuk kishte qene nder me te miret. Ne nivel personal nuk kam qene shume mire.”

Cfare vlereson nga viti i kaluar?

“Nese flasim per futboll, atehere fakti qe jemi kualifikuar ne Europian me pelqen shume. Fitorja me Irlanden e Veriut ka qene nje eksperience shume e forte.”

34 eksperte te kane votuar ty. Nese do te jepej mundesia ty nderkohe, ke do kishe vene ne vendin e pare?

“Me shume mundesj Juraj Kucka. Pavarsisht se Parma nuk po ecen mire tani, ai eshte nje nga lojtaret tane me te mire.”

“Dhe ka luajtur mire edhe ne Kombetare. Ka shenuar nje gol teper te rendesishem kunder Irlandes se Veriut pas nje vrapimi te pandalshem.”

Cfare eshte per ty kuptimi i cmimeve individual ne sportet e skuadres?

“Sigurisht, je i lumtur qe i fiton, por dua qe te fitoj dicka me skuadren, me Interin por edhe me Kombetaren.”

“Do te isha shume i lumtur qe te nisja mire kualifikueset e Boterorit. Nderkohe skam fituar asgje me skuadren time, do doja te fitoja me ne fund nje.”

A do arrish te kalosh Marek Hamsik per numrin e trofeve te fituar si lojtari sllovak i vitit? 

“Varet nga shume gjera. Duhet te jem mire une, skuadra ime, kombetarja ime. Nuk i kam vene vetes objektiva te tille.”

Interi eshte e para ne Serie A, kush jane pritshmerite e tua?

“Interi nuk fiton asgje prej 10 vitesh, prandaj ka nje atmosfere pak te rende. Do te na ndihmonin shume personat ne stadium, qe te ishin me ne.”

“Por ata ja kane dale te na presin ne menyre madheshtore para ndeshjes me Milanin dhe me Juventusin.”

“Mbi 10 mije persona jashte. Tifozet kane qene super te apasionuar dhe na jane gjendur shume afer. Duhet te fitojme per ta.”

Shoket e tu e kane marre vesh per trofeun vitin e shkuar?

“Shoket e mi te skuadres me kane pergezuar, do e marrin vesh edhe kesaj radhe me siguri.”

Perpara se te vije ne Sllovaku, ka pasur disa lojtare pozitive dhe ti je futur ne karantine. A ke pasur ndonje problem per te ardhur ketu me pas?

“Kane vendosur autoritetet, por Interi nuk na tha asgje dhe na la te lire. Autoritetet na lejuan te fluturojme, Interi nuk na hapi probleme.”

“Kam qene gjate gjithe kohes ne kontakt me te gjithe. Tekniku i kombetares Senec ka bere gjithcka qe te isha ketu.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.