Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

391 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Skriniar , cfare fjalesh per Interin: “Ja cfare ndodhi kur me kerkoi Interi. Me pas, kur erdhi Conte…”

Skriniar , cfare fjalesh per Interin: “Ja cfare ndodhi kur me kerkoi Interi. Me pas, kur erdhi Conte…”
Inter Club Staff

Milan Skriniar ka dhene nje interviste per Kanalin e Liga Serie A dhe ka folur per Interin dhe per faktin se sa shume i lumtur ka qene te filloje aventuren e tij me Interin.

“Kur me kerkoi Interi? Nuk e kam menduar dy here. Kam thene qe doja te firmosja menjehere. Isha shume i lumtur te luaja tek Interi.”

“Eshte shume gje e bukur te stervitesh cdo dite ne Appiano Gentile. Por gjeja me e bukur eshte te luash perpara nje publiku aq gjigand ne Meazza.”

“Ka qene nje emocion i madh te vija shiritin e kapitenit ne ndeshjen ndaj Udineses, ka qene nje pergjegjesi e madhe.”

“Por nuk ndryshon shume ne menyren e lojes, sepse une kerkoj gjithmone te jap me te miren nga vetja ime.”

Fjale te bukura me pas per Handanovic dhe jo vetem: “Eshte lojtari me profesionist ndermjet nesh. Ne fushe dhe jashte saj. Ai i studion kundershtaret e tij, shikon ndeshjet dhe kjo gje e ben ate nje profesionist te madh pervec se nje kapiten te madh.”

“Me ke gjendem me mire? Jemi nje grup i bukur, kalojme shume kohe bashke edhe kur nuk luajme, por nese do te zgjidhja nje shok, zgjedh Bastonin.”

“Conte? Me ardhjen e tij kane ndryshuar shume gjera. Une kam luajtur me nje mbrojtje me kater gjithmone ne jeten time, por me te kemi ndryshuar dhe me ka treguar me detaje se cfare duhet te bej pa u lodhur asnjehere.”

“Punojme cdo dite fort per tu permiresuar. Jam i lumtur per elozhet qe marr, e di qe duhet te punojme fort cdo dite, por ne futboll duhet edhe fat.”

“Per mua te punoj me Interin ka qene nje fat i madh. Te qendrosh larg familjes tende nuk eshte e thjeshte, por ben pjese ne jeten time.”

“Gjate kesaj karantine futbolli me ka munguar shume, por shume shpejt do te rifillojme dhe do te jete dicka speciale.”

“Do te rikompaktohemi ne fushe, nga momentet e veshtira zakonisht del me i forte. Ka qene nje periudhe e veshtire, por mund ta kalojme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.