Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,158 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Skriniar, cfare fjalesh: “Tottenham? Filluan prape zerat. Cdo gjashte muaj e njejta gje. Ju them te gjitheve se une…”

Skriniar, cfare fjalesh: “Tottenham? Filluan prape zerat. Cdo gjashte muaj e njejta gje. Ju them te gjitheve se une…”
Inter Club Staff

Direkt nga grumbullimi i kombetares sllovake, ku po pergatitet per kater ndeshjet e Nations League qe jane ne program nga 3 deri ne 13 qershor, Milan Skriniar ka bere nje bilanc te sezonit te sapo mbyllur.

Ai nuk e ka fshehur zhgenjimin per mungesen e yllit te dyte, por ka treguar nder te tjera edhe ndjesite qe ka pasur.

“Edhe pse nuk kemi fituar titullin, kemi arritur te fitojme dy trofe. Superkupen e Italise dhe Kupen e Italise.”

“Scudetton e kishim ne duar, por nuk ja dolem dot ta merrnim. Kemi gabuar ne disa ndeshje. Mbaj mend nje derbi te humbur ne vetem tre minuta ku ishim 1-0 deri ne minuten e 75.”

“Kemi qene skuadra me e mire ne ate ndeshje dhe ajo humbje ka rezultuar decizive edhe ne fund. Pastaj ka ndodhur humbja ne Bologna e pa harruar nje periudhe te erret ndermjet shkurtit dhe marsit.”

“Ne fund, sezoni ka qene i bukur sepse ja kemi dale te fitojme Kupen duke mundur Juventusin ne nje finale te mrekullueshme.”

“Tottenham dhe Conte me kerkon? Une kam nje kontrate me Interin dhe jam shume i lumtur ne Milano. Per kete ju siguroj.”

“Keto zera dalin te perpikte cdo vit dhe cdo gjashte muaj sa here fillon merkato por nuk ka absolutisht asgje.”

“Jam shume i lumtur ne Milano. Vitin e kaluar kemi qene kampione te Italise, kete vit kemi fituar Kupen e Italise dhe Superkupen e Italise.”

“Kemi ende gjera per te luftuar. Prandaj kemi fiksuar edhe disa objektiva. Mendoj se sezonin e ardhshem do te jemi me shume kompetitive ne cdo front.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.